Vazhdon ikja nga shërbimi e ushtarëve të Izraelit

Dezertimi i ushtarëve izraelitë nga tokat e pushtuara, ka paraqitur shqetësim për autoritetet izraelite.

Sipas gazetës Haaretz, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve izraelite për parandalimin e dezertimit të ushtarëve izraelitë para përfundimit të shërbimit të tyre ushtarak, vazhdon edhe më tej ikja e tyre nga territoret e pushtuara dhe kjo gjë ka paraqitur shqetësim për qeveritarët sionistë. Sipas statistikave të ushtrisë izraelite në vitin 2016, në vit rreth 7 mijë ushtarë izraelitë kanë dezertuar. Sipas kësaj gazete, edhe pse periudha e shërbimit ushtarak është reduktuar nga 36 muaj në 32 muaj, prapë vazhdon dezertimi i ushtarëve sionistë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne