Veliaj frymezon Dritan Lelin, vendos 618 mijë euro pisha tek Lungomare

“Rilindja urbane” vijon tu kushtojë shtrenjtë shqiptarëve. E shpikur si projekt nga kryeministri Rama, deri tani janë shpenzuar qindra milionë euro për betonë dhe gurë në disa qytete të Shqipërisë. Por këto shifra të frikshme vijojnë të harxhohen pa asnjë kriter, dhe këtë e tregon rasti më i fundit me ndërtimin e Lungomares në Vlorë.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë verifikuar dokumentet e tenderit gjelbërimi i shëtitores Lungomare në Vlorë. Sipas kësaj kontrate, bëhet fjalë për pemët e mbjella (pishat), të quajtura “pinus halepensis” dhe me lartësi 600 cm. Nga këto dokumente rezulton se një pemë ka kushtuar 600 euro ndërsa mësohet se janë mbjellë 830 pemë x 600 euro/pemë bëjnë plot 498,000 Euro.

Ndërkohë, janë mbjellë 300 pemë të quajtura “pseudoacacias”. Një pemë e tillë kushton 400 euro (300 pemë x 400 euro/pemë= 120,000 Euro).

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në preventivin e hedhur në tender përcaktohen 662 pemë “pinus halepensis”, ose 168 pemë më pak se projekti fillestar. Në këtë objekt, thotë KLSH, me të njëjtën vlerë të preventivuar nga projektuesi, janë prokuruar 8,166,080 lekë volume punimesh më pak se projekti i parashikuar, i cili konsiderohet efekt negativ në Buxhetin e Shtetit.

KLSH i ka rekomanduar Fondit Shqiptar të Zhvillimit të marrë masa që para nxjerrjes së Urdhrit të Prokurimit, të analizojnë kostot e objekteve, për të patur prokurime të punëve publike në vlerat reale të tyre.

Ndërkohë, një tjetër gjetje u konstatua se mungonin tre pemë palma të llojit Uashington 600 cm me vlerë 121.125 lekë, në pjesën ku bashkohet rruga e Lungomares me sheshin e mbiquajtur “Rrapi”. Sipas një dokumentit të siguruar nga menaxheri i kontratës, është bërë kallëzim në Policinë Gjyqësore, datë 14.08.2017, në lidhje me dëmtimin e tre palmave përgjatë “Lungomares”. Dita e kallëzimit është pas datës së kolaudimit të objektit dhe paraqitjes së situacionit përfundimtar.

Të tjera gjetje ishte se firma që fitoi tenderin për mbrojtjen detare e projektit të mbushjes me rërë e plazhit të Vlorës ka përfituar më tepër vlerën 5,156,827 lekë me tvsh, për punime të pakryera.

Por ndërtimi i kësaj vepre i ka rënduar “xhepat” e qeverisë, që në fakt janë të qytetarëve. Sëfundmi qeveria duhet të dëmshpërblejë me 13 milionë euro pronarët e pallatit që u prish.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne