“Veliaj, kryebashkiak që mashtron dhe rrezikon fëmijët”

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur kryetarit të bashkisë Erion Veliaj pasi ky i fundit sulmoi opozitën se po bën lojë politike me zjarret në çerdhe.

“Është për të ardhur keq që Tirana drejtohet nga një kryebashkiak që nuk mban asnjë përgjegjësi!” tha deputetja Albana Vokshi permes nje deklarate nga PD.

Një javë pas rënies së zjarreve dhe shpërthimit e gazit në dy çerdhe, Erion Veliaj jo vetëm nuk merr mundimin të urdhërojë kontrollin e sigurisë në çerdhe dhe kopshte, por mbulon përgjegjësinë e tij duke sulmuar opozitën.

Mashtrimet e Erion Veliajt, nuk zhbëjnë dot investimet e bëra gjatë katër vjeçarit kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Në fund të këtij mandati, të gjitha çerdhet ekzistuese të qytetit të Tiranës kanë qënë të rikonstruktuara. Ne fund te vitit te tretë të Erjon Veliajt, jo vetem që nuk ka ndërtuar asnjë objekt të ri për vogëlushët e bashkisë Tiranë, por po vë çdo ditë në në rrezik jetën e tyre. Erion Veliaj përdori fjalor të dhunshëm kundër opozitës që të mbulojë të vërtetën, se fëmijët e Tiranës nuk vlejnë asgjë para pushtetit të tij.

Së pari, sipas dosje që është referuar në prokurori, çerdhja nuk ka patur roje që prej datës 6 Gusht, çerdhja nuk ka patur roje. Erion Veliaj duhet t’u thotë qytetarëve pse mungonte roja në çerdhe?

Së dyti, qytetarët e Tiranës, duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publik për mediat, e datës 22 Gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-blloku është referuar në prokurori sinaksidentale.

Të dy këto fakte të pakundërshtueshme, dokumenta zyrtarë të insitucioneve që nuk varen nga Partia Demorkatike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike.

Veliaj, njeriu i kapur nga bizneset e në funksion të tyre, në shërbim të parave të krimit, pastrimit të parave edhe sot fshehu të vërtetën që është zjarri i korrupsionit ai që shkrumboi cerdhet.”

Vokshi e mbylli deklaraten duke thene : qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryebashkiak si Erjon Veliaj, që mashtron dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve të Tiranës, për përfitime ekonomike e politike”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne