VIDEO/ Banorja e Bregut të Lumit tregon tmerrin nga spitali: Policia përdori dhunë dhe gaz lotsjellës

Flora Mandri është një nga gratë që është nxjerrë me dhunë nga shtëpia e saj te Bregu i Lumit mëngjesin e sotëm.


E shtruar në Spitalin Ushtarak me fraktura në këmbë dhe trup, Flora është takuar nga afër prej ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, të cilit i ka treguar se policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

“Na kanë hedhur gaz në kohën që na kanë marrë neve në polici lart. Atëherë e kanë hedhur gazin. Unë kam dhimbje të madhe për Zotin”,- dëgjohet të thotë ajo në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike.

7 persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve mes banorëve dhe Policisë te Bregu i Lumit, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Banorët që gjenden te Spitali i Traumës janë:

1. Hazur Manderi shembje në koke
2. Flora Mandri shembje në gju
3. Xhabir Mandri dëmtime të lehta
4. Destan Muca dëmtime të lehta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne