Votel: ShBA përpiqet ti gjejë zgjidhje mosmarrëveshjeve me Turqinë

Komandanti i Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), gjeneralarmate, Joseph Votel deklaroi se përpiqen që tensionimet me Turqinë në lidhje me çështjen e Sirisë ti zgjidhin në mënyrë diplomatike dhe ushtarake.

Joseph Votel dhe komandanti i forcave të ShBA-së në Afrikë (AFRICOM), Thomas Waldhouser u deklaruan para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit Amerikan.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me konkurrencën e interesave në Siri me një aleate siç është Turqia, gjenerali Votel tha se Turqia është një aleate e NATO-s dhe pjesë e rëndësishme e luftës kundër organizatës terroriste DAESH.

Duke e bërë të ditur se Turqia ka shqetësime legjitime në lidhje me sigurinë e kufijve të saj jugor dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë këtë, gjeneralarmate Votel tha: “Ne kuptojmë shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë e kufijve të saj jugor që burojnë nga terrori dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe rritjen e tensionimit mes dy vendeve tona, por aktualisht jemi duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje posaçërisht në mënyrë diplomatike dhe ushtarake”.

Tërhoqi vëmendjen se gjenerali Votel gjatë fjalimit të tij akuzoi Rusinë për mosmarrëveshjet e jetuara mes Turqisë dhe ShBA-së.

Ai vuri në dukje se Rusia është duke e luajtur rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit, ndërsa mbrojti qëndrimin se Moska fillimisht shkaktoi ngatërresë mes aleatëve dhe më pas mori përsipër rolin e ndërmjetësuesit.

“Jam i shqetësuar nga ndikimi i rolit të Rusisë në veri të Sirisë dhe nga ndikimi i këtij roli në marrëdhëniet tona, posaçërisht në marrëdhëniet me Turqinë”, bëri të ditur gjeneralarmate Joseph Votel./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne