nga Danielle Ryan.

Ata qëndrojnë të ulur nëper dhoma që u ngjasojnë kontejnerëve të anijeve moderne. Me leva komjuterash në duar, ata kalojnë orë të tëra duke shikuar nëpërmjet ekraneve njerëzit e tokave të largëta që shkojne nëpër punët e tyre të përditshme, por që jetët dhe vdekjet e tyre ndërkohë qëndrojnë në duart e këtyre personave.

Ata janë burra dhe gra që zbatojnë programin luftarak kontravers me dronë të Shteteve të Bashkuara, program me anë të se cilit shpesh janë bërë gabime katastrofike.

Një raport i sapo lëshuar nga Associated Press thotë se një e treta e njerëzve të vrarë nga dronët amerikanë në Jemen këtë vit ishin civilë që nuk kishin pasur asnjë lidhje me grupet terroriste si Al Kaeda, objektivi i synuar.

Por qëllimi dhe realiteti shpesh ndryshojnë dukshem kur vjen puna të vdekjet e shkaktuara nga dronët amerikanë, tmerri i të cilëve nuk shtrihet vetëm në Jemen. Nga Pakistani në Afganistan, Irak, Siri dhe Somali, sulmet e dronëve amerikanë, të cilët shpesh përshëndeten prej ushtrise dhe qeverise amerikane të cilat i quajnë “precize” dhe madje edhe “kirurgjikale”, kanë vrarë një numër shumë të madh civilësh të pafajshëm.

Në vitet e fundit, shumë figura, ish-teknikë dronësh, operatorë kamerash dhe specialistë imazhesh, kanë dalë përpara për të hedhur dritë mbi tmerrin dhe realitetin e bombardimeve që SHBA kryen në të vërtetë. Një tregues i nivelit të stresit të përfshirë tek këta njerëz bën që këta persona që kryejnë këto punë ta lenë atë në shifra rekord. Në vitin 2015, një material i brendshëm i Forcave Ajrore i publikuar nga the Daily Beast zbuloi se kishte pasur një problem serioz me drejtuesit pilotë në distancë të dronëve, për shkak të “ritmit të paepur të operacioneve”. Edhe kur forcat ajrore filluan të ofrojnë rroga shumë herë më të larta, kjo nuk i ndali largimet e stafit nga programi.

Përvec orareve me turne të gjata dhe të lodhshme si dhe presionet e larta, ka edhe shpjegime “zyrtare” për problemin e largimeve, thotë Laurie Calhoun, autore e “Ne vrasim sepse mundemi: një vështrim më i thellë në luftën e dronëve amerikanë.

“Punojësit dhe zbuluesit e pafe janë të zhgënjyer nga profesioni dhe ndihen tepër të rrënuar dhe fajtorë si pasojë e ndjeshmërisë dhe keqardhjes për vrasjet e njerëzve që kurrë nuk i kanë kercënuan ata personalisht me vdekje.”

Në epokën e dronëve, thotë Calhoun, ndërsa operatorët nuk rrezikojnë që të dëmtohen fizikisht, shpjegimi i çrregullimeve të stresit post-traumatik (PTSD) duhet të vijë si rrjedhojë e “faktorëve moralë”.

‘Vrasja e njerëzve në anën tjetër të planetit’

Është shumë e lehtë të supozohet që burrat dhe gratë që drejtojnë dronët janë tërësisht të pavarur dhe maniakë pa ndjenja, megjithatë shpesh ata janë burra dhe gra të zakonshëm që joshen me paga të larta dhe sigurohen prej ushtrisë se ata do të jenë pjesë e diçkaje që moralisht është e mirë dhe e justifikueshme.

Christopher Aaron, një ish-ekspert që kishte punuar në Qendrën e Analizave të Antiterrorizmit në Langley, Virxhinia dhe si një ndërlidhës i inteligjencës në Afganistan, thotë se ai filloi të kishte mendime të tjera rreth punës gjatë misionit të tij të parë në vitin 2006 kur vuri re se si ushtria po festonte vrasjet e suksesshme. Por të nesërmen ai do të shihte në ekranet para tij se gjate funeraleve kishte pasur edhe shumë viktima të tjera, më shumë se sa numri i synuar i objektivave.

Disa nga kolegët e Aaronit filluan gjithashtu të dyshonin me atë që po bënin, por ata nuk dinin sesi ti shprehnin shqetësimet e tyre tek drejtuesit e lartë, thotë ai. “Ne i mbanin shqetësimet tona përbrenda. Ushtria në vetvete, përvec informacioneve që kërkonte nuk donte të dëgjonte zëra kundërshtues.”

Kur përfundoi misionin e tij të dytë në vitin 2009, Aaroni u sëmur jashtëzakonisht keq, fizikisht dhe emocionalisht. U deshën pesë vjet që ai ta rifitonte shëndetin e tij, nëpërmjet një kombinimi të vetëkujdesjes dhe të folurit publikisht për atë që kishte përjetuar.

Personave që punojnë në një zyrë prej së cilës në anën tjetër të planetit nëpërmjet komandimit në distancë vriten njerëz, pastaj këta persona largohen nga puna dhe shkojnë në markete, në palestër ose në familjet e tyre, problemet e mospajtimit me ndërgjegjen mund tu zgjasin për shumë kohë.

Ndërsa shumë operatorë si Aaroni përjetojnë ankthe dhe shqetësime mendore mbi vrasjet me dronë, “sigurisht që ushtria përpiqet së paku që të zgjedhë kandidatët e duhur për punën, “persona të cilët mos të kenë gjasa të përjetojnë ndjenjat e keqardhjes për vrasjet e qenieve njerëzore”, thotë Calhoun.

Kandidatët e mundshëm nganjëherë mund të “verifikohen” duke i testuar në video lojëra dhe duke i ekspozuar ata para “televizorëve vrasës”, tek të cilët ata shikojnë pamjet e njerëzve që digjen nga goditjet e dronëve. Kushdo që i konsideron gabim ose ngre pyetje mund të hiqet nga konsiderata për programin, thotë ajo. Më shqetësues është fakti se njerëzit që tashmë janë të prirur ndaj sjelljeve kriminale, mund të fitojnë tani rroga të larta për vrasjet e njerëzve, pa pasur asnjë rrezik se mund të burgosen për vrasjet që po kryejnë, shpjegon ajo.

‘Të gjithë të pirë’

Në dokumentarin ‘National Bird’ të vitit 2016 rreth ndikimeve shkatërruese të luftërave të dronëve amerikanë, gazetarja investigative Sonia Kennebeck foli me tre persona ekspertë që kanë tentuar të ekspozojnë realitetin e errët të programit me dronë.

Njëri, i identifikuar vetëm si Daniel, ishte një adoleshent i pastrehë që anëtarët meshkuj të familjes së tij ishin të gjithë në burg për disa krime të vogla. Tjetra, Heather Linebaugh, ishte diplomuar nga një shkollën e mesme dhe kërkonte një rrugëdalje nga Pensilvania rurale. Pra nuk ishin lloji i psikopatëve të pashpirt që mund të imagjinoni. Ata ishin të tërhequr nga punë që përfshinin trajtimet e qenieve njerëzore dhe shpesh nuk mund të identifikoheshin me saktësi, si personat e video lojërave.

“Kisha përshtypjen se Amerika po shpëtonte botën, se ne ishim vëllai i madh dhe po i ndihmonim të gjithë”, i tha Linebaughu Sonias.

Por realiteti përfundimisht u zbulua.

“Është kaq primitive, e papërpunuar, vdekje e qartë. Kjo është e vërtetë, nuk është shaka”, thotë ajo.

“Ti e sheh dikë duke vdekur sepse the se ishte në rregull që ta vrisje. Gjithmonë kam qenë e lëkundur. Shpesh herë shkoj në banjo dhe vetëm qëndroj e ulur në tualet. Dua të them se vetëm ulem aty me uniformën time dhe vetëm qaj.”

Për Linebaugh, pas tre vitesh punë, trauma psikologjike u dëshmua qartë edhe nga diagnostikimi me tantativë për vetëvrasëse. Dy nga kolegët e saj kanë kryer vetëvrasje dhe shumë të tjerë janë mbështetur fort tek alkooli.

Një tjetër ekspert, Michael Haas, tha për Rolling Stone, se ai dhe kolegët e tij e quanin alkoolin “karburantin e dronëve”, sepse ai në thelb bënte që “programi të vashdonte punën”.

“Të gjithë pinë. Kishte shumë kokainë, lëvizje, alkol dhe të ngjashme”, thotë, Haas. “Nëse ata më të mëdhenjtë do ta dinin, nuk do të thoshin asgjë, por unë jam mëse i sigurt se ata duhet ta kenë ditur. Ato ishin kudo. ”

A mundet që zyrtarët e lartë të bënin një sy qorr ndaj këtyre abuzimeve me substanca të ndaluara vetëm sepse ato prodhonin rezultatet e duhura? Analisti specialist Brandon Bryant i tha Rolling Stone se kur ai erdhi për herë të parë në bazën Creech të Forcave Ajrore jashtë Las Vegasit, muzika metal e grupit Metallica luhej për të rekrutuar rekrutë të rinj, të përgatitur për këtë punë. “Zotërinj! Mirë se vini në Creech”, thoshte një oficer. “Ndërsa jeni këtu, puna juaj do të jetë që të bëni të pamundurën dhe të vrisni njerëz!”

‘Përpjekjet për të heshtur njohësit e realitetit’

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm se përdorimi i dronëve minimizon viktimat civile, por faktet dhe shifrat nuk e mbështesin këtë pretendim. Në një shifër shokuese të vitit 2014 në Pakistan, dronët amerikanë kishin vrarë rreth 1,147 njerëz duke u përpjekur vetëm që të vrisnin 41 njerëz të lidhur me grupet terroriste.

Caqet janë të përzgjedhura në bazë të informacioneve sekrete që vijnë nga informatorët, por sulme mund të kryhen gjithashtu duke u bazuar edhe në vëzhgimet e sjelljeve të dyshimta të objektivave të mundshëm. Operatorët teknikisht nuk kanë “asnjë dijeni të qartë nëse informacionet për të vrarë janë të sakta”, thotë Calhoun. Ajo shpjegon se ndërsa ekzekutimi i një personi të paarmatosur dhe jo kërcënues konsiderohet krim lufte kur kryhet nga një ushtar në terren, ai konsiderohet i pranueshëm nëse bëhet nga ajri. “Ata që mendojnë mbi këtë pyetje ka të ngjarë ta braktisin profesionin,” thotë ajo.

Ndërsa ata që kanë shkuar më tej duke paralajmëruar, tashmë janë përballur me kërcënime nga qeveria. Personi i identifikuar si Daniel në dokumentarin e Kennebeckut, vlerëson se deri në 50 agjentë të FBI-së janë përfshirë në bastisjet e shtëpisë së tij, gjatë të cilave janë konfiskuar dokumente dhe mjete elektronike. “Për mua kjo është thjesht një përpjekje për të heshtur paralajmëruesit e së vërtetës,” thotë avokatja i tij Jesselyn Radack.

Në vitin 2015, disa orë pasi Bryant dëshmoi përpara parlamentit gjerman për rolin “esencial” të luajtur nga baza ajrore Ramstein në luftën me dronët amerikanë, nëna e tij u përball në shtëpinë e saj në Montana me dy oficerë të forcave ajrore të cilët i thanë asaj se ajo gjendej në listën e Shtetit Islamik (ISIS) për tu goditur – një tjetër rast i qartë i frikësimit sipas Radack, e cila gjithashtu përfaqëson Bryantin.

Por për njerëz si Aaroni, pyetjet morale mbizotërojnë, sepse duket sikur vrasjet çojnë vetëm në më shumë dhunë dhe radikalizëm në terren. Për militantët islamikë dhe predikuesit radikalë, lufta e dronëve amerikanë ka bërë që të shtohen më shumë thirrjet për më shumë rekrutë në kryengritjet e tyre dhe secila viktimë e pafajshme e shkaktuar prej dronëve vetëm se e shton më shumë numrin e tyre.

“Sa shumë ‘terroristë’ të tjerë kemi krijuar tani, prej atyre djemve të ndikueshëm që e shohin profecinë e mësuesit të tyre teksa del e vërtetë?

Danielle Ryan

burimi: /rt/Gazeta Impakt

36