Vrasja e gazetarit Khashoggi, arrestohen spiunë të dyshimtë arabë në Turqi

Në Turqi janë arrestuar dy persona të inteligjencës së Arabisë Saudite pasi dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Sipas CIA, dyshohet se gazetari u vra nga spiunët e Arabisë nga urdhërat e mbretit të Saudisë në menyrë të fshehtë.

Në BBC, shkruhet se dy spiunët janë arrestuar nga policia vendase në Antalya dhe ka akuza se ata bashkëpunojnë për të kryer trazira në Turqi.

Policia ka mbi 6 muaj që heton dy spiunët, shkruan po ashtu BBC.

Pritet që të ketë informacione të reja mbi akuzat dhe denoncimin e dy spiunëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne