“Vrasja e Khashoggit do të ketë reflektime dramatike ndaj botës arabe”

Mendimtari i njohur në Egjipt, Fehmi Huveydi deklaroi se vrasja e gazetarit saudit të gazetës “Washington Post” Jamal Khashoggi do të ketë reflektime dramatike në botën arabe.

Huveydi në një intervistë për transmetuesin gjerman “Deutsche Welle” tha se “Vrasja e Khashoggit do të ketë reflektime dramatike në botën arabe, duke filluar nga Arabia Saudite”.

Ai tha se vrasja e Khashoggit do të shkaktojë përçarje në anën e princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman dhe mbështetësve të tij. “Nëse princi Bin Salman shkarkohet nga detyra kjo do të shkaktojë krizë edhe për princët tjerë aleatë”, tha Huveydi.

“Jam i bindur se Princi Trashëgimtar i Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) Sheiku Mohammed bin Zayed këto ditë sigurisht që nuk është duke fjetur. Është duke ndjekur nga afër se çfarë do të ndodhë me mikun e tij (Bin Salman)”, shtoi ai.

Duke theksuar se ka ndryshuar qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar për rastin e Khashoggit, Huveydi tha se “Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka filluar që të flasë për mundësinë e sanksioneve ndaj Arabisë Saudite. Në fillim të krizës nuk kishte një qëndrim të tillë”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne