Yildirim: Tani ShBA-ja duhet ti thërrasë mendjes

Kryeministri Turk Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në konferencën e përbashkët të shtypit që mbajti të hënën në Ankara me homologun e tij maqedonas tha se tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta mbledhin mendjen dhe të marrin një vendim të drejtë.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Turqia nuk do të hyjë në pazare të pista me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me organizatën terroriste PKK/KCK/PYD-YPG.

“Tani ShBA-ja duhet ta mbledhë mendjen dhe të japë një vendim të drejtë siç duhet”, shtoi ai.

Pas takimit në Pallatin Çankaya me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, Jëlldërëm bëri deklarata për gazetarët në konferencën e përbashkët të shtypit.

Në kuadër të antiterrorizmit përpjekjen e saj Turqia e vazhdon pa bërë dallim, me të gjitha organizatat terroriste,- theksoi Jëlldërëm, duke shtuar se edhe zona e Afrinit në Siri do të pastrohet nga strukturat terroriste dhe do të sigurohet që rajoni t’u rikthehet sërish banorëve të vet.

Terrori është rreziku më i madh me të cilin përballet Turqia sot,- nënvizoi Kryeministri Binali Jëlldërëm dhe shtoi: “Aleatja jonë në NATO, ajo që për vite të tëra kemi menduar se është partnerja jonë, pra ShBA-ja, tani duhet ti mbledhë mendtë dhe të marrë një vendim siç duhet. Tashmë ShBA-ja duhet ta kuptojë që nuk është në pajtim me seriozitetin shtetëror të luftosh terrorin duke bashkëpunuar me organizata terroriste. Nëse arrin ta kuptojë këtë mirë, nëse jo, atëherë ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë”.

“Operacioni “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë nisur më 20 janar në zonën Afrin të Sirisë me qëllim neutralizimin e terroristëve pjesëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, për të shpëtuar popullin mik dhe vëlla të zonës nga presioni dhe persekutimi, nuk është një operacion që bëhet vetëm për sigurinë e shtetasve turq”, nënvizoi Jëlldërëm dhe shtoi:

“Njëkohësisht ky operacion ofron siguri edhe për të gjithë Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin. Nëse Turqia nuk i del për zot situatës këtu, atëherë e gjitha Evropa paguan një çmim të madh edhe për shkak të krizës së refugjatëve, edhe për shkak të valës së terrorit.”

Vetëm se, – vijoi fjalën e tij Kryeministri Jëlldërëm,- roli i Turqisë në luftën kundër terrorizmit nuk është parë e vlerësuar aq sa duhet nga BE-ja./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne