“YouTube” investon 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rreme

Kompania “YouTube” do të investojë 25 milionë dollarë kundër lajmeve të rremë përpara zgjedhjeve në mes të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, në muajin nëntor.

“Qëllimi është t’u japim më shumë vlerë videove të reja ‘të besueshme’ për të siguruar që përdoruesit të kenë qasje në informacione me cilësi të lartë”, theksoi Neal Mohan, menaxher i Produktit të “YouTube”.

Duke i dhënë më shumë peshë videove “të besueshme”, kompania “YouTube” synon të mënjanojë teoritë konspirative duke ofruar për përdoruesit mjete që t’i marrin vetë vendimet e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne