Ushtria siriane njoftoi zbulimin e armëve izraelite në zonat e çliruara nga okupimi i terroristëve të ISIS në periferi të Deir Al Zur në lindje të vendit.

Një burim ushtarak sirian tha në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve siriane (SANA) se forcat ushtarake siriane gjatë inspektimit të zonave të çliruara nga pushtimi i grupit terrorist ISIS në zonën lindore të Deir Al Zur, janë zbuluar armë izraelite. Ushtria siriane tha se forcat siriane kapën një numër të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë mortaja, tanke dhe mina, disa prej të cilave janë izraelite, në fshatrat Al-Sial dhe Khazrat, që ndodhen në periferinë lindore të Bukmalem, në rrethinat jugore të Deir Al Zur./ PT

37