Njё numri tё madh tё tё prekurve nga faza mё e rёndё e kancerit nё prostatё, u janё rikthyer shpresat nga nje medikament i cili duket se ka dhёnё rezultat atje ku tё tjerёt kanё dёshtuar, sipas njё studimi Britanik.

Disa pacientё, tё cilёt kanё qёnё te prekur nga kanceri, kanё patur pёrmirёsime tё menjёhershme – dhe tani, 18 muaj mё pas, nuk kanё mё asnjё shёnjё tё sёmundjes – sipas doktorit qё drejton punёn kёrkimore.

Medikamenti quhet pembrolizumab dhe ёshtё njё lloj imunoterapie qё ndihmon sistemin imunitar tё trupit pёr tё dalluar dhe shkatёruar qelizat tumorale. Ёshtё tepёr efektiv edhe nё forma tё tjera tё sёmundjes si kancer nё lёkurё dhe nё mushkёri.

Tani, njё studim i ri i drejtuar nga Insituti Kёrkimor pёr Kancerin dhe Spitali Mbretёror Marsden nё Londёr, ka arritur nё rezultate tё ‘mahnitshme’ nё pacientёt e prekur nga kanceri i prostatёs.

Kjo sёmundje ёshtё forma mё e zakonshme e kancerit tek meshkujt: njё nё tetё burra diagnostikohen me kёtё sёmundje gjatё jetёs sё tyre. Vetёm nё Britani ka 47 000 raste tё reja çdo vit qё rezultojnё nё 11’000 vdekje nё vit.

Testimet u kryen mbi 258 meshkuj tё cilёt u ishin nёnshtruar dhe trajtimeve tё tjera, pёrfshirё operacione, ilace hormonale dhe kimioterapi. Nё shumicёn prej tyre, kanceri ishte pёrhapur deri nё kocka, shenjё kjo qё cdo shpresё ishte shuar.

Por sipas rezultateve qё do tё prezantohen me detaje nesёr, nё mbledhjen e pёrvitshme tё ASCO ( Shoqatёs Amerikane tё Onkologjisё Klinike) nё Cikago, mё shumё se njё e treta e tё trajtuarve me pembrolizumab janё ende gjallё edhe pas njё viti dhe 10% e tyre janё duke u pёrmirёsuar.

Rezulatatet po i sjellin shpresё shumё burrave pёrfshirё kёtu edhe prezantuesin e njohur tё BBC Bill Turnbull, 62 vjec i cili beri publike nё Mars se vuante nga kanceri nё prostatё qё ishte pёrhapur edhe nё kocka.

Pёrpara se tё aprovohet si medikament i mirёfilltё qё lufton kancerin nё prostatё do tё duhet tё kryen disa testime tё mёtejshme. Mё pas, do tё duhet tё analizohet dhe nga Instituti Kombёtar i Shёndetit pёr tё parё nёse kostoja ёshtё e pёrballueshme nga pacientёt. /Daily Mail

 

48