Zhduken dy adoleshente në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se dy adoleshente janë shpallur në kërkim, pasi familjarët i kanë denoncuar si të zhdukura.

Dyshimet janë se ato kanë ikur drejt Kosovës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe  E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne