Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe ato të Rusisë do të zhvillojnë bisedime në Ankara mbi zhvillimet e fundit në Ballkan dhe në Bashkimin Evropian (BE).

Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se zv/ministri i Jashtëm turk dhe drejtori i çështjeve të BE-së, Faruk Kaymakci dhe homologu i tij rus, Alexander Grushko, do të kryesojnë bisedimet.

“Do të vlerësohen zhvillimet e fundit në Ballkan dhe në BE si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet”, theksoi ministria turke.

Burimi: AA

23