A jane muslimane shiitet e Iranit?

Ne biseden me larte Dr. Olsi Jazexhi i pergjigjet komenteve qe jane bere ne youtube ne lidhje me shiitet dhe iranianet. Ai tregon mbi eksperiencen e tij me shiitet iraniane, besimin qe kane shiitet dhe ai argumenton qe shiitet jane muslimane sikur edhe synitet apo ibadite e Omanit. Ai tregon mbi historine e krijimit te kishave apo rrymave te Islamit pas vdekjes se profetit Muhamed; synizmi, shiizmi dhe ibadhizmi dhe revolten e mutazileve kunder krijimit te ketyre rrymave te Islamit. Ai tregon arsyet pse Arabia Saudite dhe hoxhallaret e saj i sulmojne si te pafe shiitet iraniane. Ai tregon qe nuk eshte shiia por eshte syni, dhe tregon historine e hulumtimit te tij per te kuptuar shiizmin dhe mitet rreth tij. Tregon per natyren shiite te Perandorise Osmane dhe historine e synizimit te saj, dhe origjinen synite te Iranit dhe shiizmin e tij. Flet per Haxhi Veli Bektashin, jeniceret, Sari Salltik Deden, Sabri Kocin, Gul Babain ne Hungari dhe rrolin e jenicereve dhe kizilbasheve shiite ne islamizimin e Ballkanit. Flet per slloganin e sufijve Ballkanas i cili eshte: Sheriat, tarikat, hakikat, maarifet dhe rolin qe ka luajtur Arabia Saudite dhe vehabijte ne sulmin kunder shiiteve ne Ballkan.

Ndersa ne linkun me poshte ku tregohet dokumentari Synitet e Iranit nga gazetari egjiptian Ahmed Mustafa tregohen komunitetet synite te Iranit dhe jeta e tyre ne Iran:

https://youtu.be/3B6MGqWkpMk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne