Shqiperia

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri organizoi panairin prezantues të universiteteve kryesore ruse

Më datë 9-11 tetor 2018 г. Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri në bashkëpunim me Përfaqësinë e Bashkëpunimit Rus dhe Russia.Study, Agjensinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit organizuan panairin prezantues të universiteteve kryesore ruse “Arsimimi në Rusi – fillim i një të ardhmeje të suksesshme”, që u bë evenimenti më i madh arsimor në Shqipëri me pjesëmarrjen e universiteteve ruse.

Aktivitetet e panairit, që u zhvilluan në ambjentet e universitetit të Tiranës, sallën e konferencave të XHEKO IMPERIAL Hotel, si edhe në katër shkolla në qytetet Elbasan, Durrës, Tiranë, mblodhën më shumë se 200 pjesëmarrës, çfarë për një vend me një popullsi prej më pak se 3 milionë banorë është tregues i një interesi të lartë. Vitin e kaluar kuota për studime në universitetet ruse për Shqipërinë ishte 51 vende, përveç kësaj konkursi tejkaloi numrin 2,5 persona për një vend/bursë. Tashmë në nëntor 2018 starton rekrutimi i kandidatëve të rinj për studime në Rusi.

Gjatë panairit pjesëmarrësit/vizitorët u njohën me hollësitë/detajet e procedurave të pranimit në institucionet arsimore ruse, gjithashtu, ata mësuan si të bëhen pjesë e programit të bursave të qeverisë ruse dhe të fitojnë arsimim falas në Rusi. Studentët paguajnë vetë udhëtimin, vizën, sigurimin shëndetësor, konviktet në universitetet ruse kanë një pagesë simbolike Në këto aktivitete u dhanë informacione shtesë në lidhje me interesin e lartë për programet e trajnimit afatshkurtër, praktikave dhe rritjes së kualifikimit.

Në panair morën pjesë universitetet kryesore të Rusisë/Në panair u përfaqësuan univeristete kryesore të Rusisë: Universiteti Shetëror Teknik i Automobileve dhe Infrastrukturës Rrugore të Moskës(MADI), Universiteti Shtetëror Teknologjik i Moskës “STANKIN”, Universiteti Kombëtar i studimeve “MEI”, Universiteti Federal Jugor, Universiteti Federal i Veriut (Arktik) “Lomonosov”. Përfaqësuesit e tyre paraqitën drejtimet kryesore të trajnimit dhe specialiteteve: shkenca shoqërore, teknike, fizikë e matematikë, si edhe shkenca ekzakte.

Publiku shfaqi një interes të madh për programet e studimeve në fushat e ndërtimit, mjekësisë dhe specializimit teknik. Përfaqësia e Bashkëpunimit Rus në Tiranë thekson rëndësinë e atyre specialiteteve që janë të kërkuara në Shqipëri.

OPINIONE