Amerika, Anglia dhe Franca zhvillojnë operacion ajror në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca filluan operacionin ajror ndaj Sirisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis tha se sulmi është “vetëm për një herë”.

“Në sulmin e sivjetshëm, në krahasim me sulmin e një viti më parë, përdorëm dy herë më shumë armë. Objektivat u zgjodhën me kujdes. Mund të them se është një sulm i rëndë” tha Mattis.

Kurse Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Joseph Dunford theksoi se Rusisë nuk i ishte dhënë informacion më parë. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne