Amerika merr në dorëzim shtetasit e saj të kapur në Siri për përkrahje të DAESH-it

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se mori në dorëzim disa shtetas amerikanë të përfshirë në organizatën terroriste DAESH dhe të kapur në Siri.

Në deklaratën e bërë nga një zyrtarë i Departamentit amerikan të Shtetit njoftohej se kishin marrë në dorëzim shtetasit në fjalë.

Ai bëri të ditur se punojnë për të kthyer në Amerikë shtetasit që gjenden në Siri dhe theksohet se personat e kapur në këtë vend nga ana e organizatës terroriste PYD/PKK në Siri (të cilët kanë mbështetjen dhe janë aleatë të SHBA-së) që përdorin emrin “SDG” përbëheshin nga “disa gra” dhe 6 fëmijë.

Sipas një raporti të publikuar nga ana e Programit të Monitorimit të Ekstremizmit, pranë Universitetit “George Washington” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi 300 shtetas amerikan janë fansa të DAESH-it, veçanërisht nëpërmjet medias sociale dhe 60 të tjerë kanë shkruar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të DAESH-it.

12 nga personat, që kishin shkuar për të luftuar janë kthyer vetë dhe mbahen të burgosur me akuzën për mbështetje të terrorit. Ndërkaq edhe gratë e kthyera në Amerikë priten të gjykohen./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne