Bota

Amerika përpiqet të devijojë vëmendjen publike nga çështja e Kudsit

Një prej anëtarëve të lartë të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se akuzat e ngritura nga Amerika kundër Iranit, janë përpjekje për të devijuar opinionin publik nga çështja e Kudsit.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe  zemërimin global mbi vendimin e presidentit amerikan mbi Kudsin dhe vrasjen e fëmijëve jemenas me armët  municionet amerikane thotë se Irani dërgon raketa në Jemen. Nicki Halley, të enjten në një raport në OKB-së në Nju Jork, pretendoi se Irani dërgon armë për lëvizjen Ansarullah (Houthi) duke shfaqur një raketë që Riadi ia ka dhënë Amerikës në fillim të nëntorit 2017. Abdul’malek Oxhari, në mesazhin e tij në Tëitter ka thënë se Amerika nuk ka asnjë provë për të vërtetuar pretendimet se lëvizja Ansarullah pajiset me armatime nga Irani dhe se Uashingtoni deri tani nuk ka mundur të zbulojë asnjë informacion mbi raketat që lëvizja lëshon në drejtim të Arabisë Saudite./ PT