Arabia Saudite e Bin Selmanit konfirmon: Dijetarët Selman al-Auda, Awad al-Karni dhe Ali al-Omari do të ekzekutohen

Pas pohimeve të shumta në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme se Arabia Saudite ka falur tre dijetarët muslimanë për të cilët u tha se do të ekzekutohen pas Ramazanit, është konfirmuar se lajmi për faljen e tyre ka qenë i pavërtetë dhe dijetarët ende janë në pritje të ekzekutimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për dijetarët Selman al-Auda, Awad al-Karni dhe Ali al-Omari, të cilët autoritetet saudite i akuzojnë se janë terroristë.

Grupi i aktivistëve sauditë “Të burgosurit e ndërgjegjes”, që mbron të drejtat e dijetarëve, publikoi në Twitter se pohimet në rrjetet sociale dhe në media të caktuara për faljen e tre dijetarëve muslimanë, është i pa saktë.

“Këta udhëheqës fetarë nuk presin falje nga mbreti. Liria është e drejta e tyre themelore. Institucionet saudite duhet që këta njerëz t’i lirojnë menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në një deklaratë të grupit.

Rijadi zyrtar nuk është prononcuar lidhur me pohimet për faljen.

Portali me seli në Britani të Madhe, “Middle East Eye”, shkruan se autoritetet e Arabisë Saudite po përgatiten të dënojnë me vdekje dhe të ekzekutojnë tre dijetarët në fjalë menjëherë pas Ramazanit dhe se bëhet fjalë për Selman al-Auda, Awad al-Karni dhe moderatorin e njohur televiziv Ali al-Omar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne