Bota

Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë pozicionet e ushtrisë siriane në lartësitë e Golanit

Avionët luftarakë izraelitë kanë filluar përsëri sulmin kundër lartësive të Golanit të Sirisë, pas predhave të lëshuara nga vendi arab që ranë në një zonë të hapur në territorin e pushtuar sirian.

Agjensia zyrtare siriane e lajmeve (SANA), duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake, tha se aeroplanët luftarakë izraelitë kishin qëlluar dy raketa në një pozicion ushtarak në afërsi të qytetit Khan Arnabah në fshatin Kuneitra, kryeqendrën e provincës së Kuneitras jugperëndimore, rreth orës 18:45 të premten, duke shkaktuar dëme materiale.

Ushtria izraelite e konfirmoi agresionin në një deklaratë, duke thënë se sulmi u krye menjëherë pas tre predhave të mortajës që thuhet se u qëlluan nga Siria dhe goditën një zonë të hapur në lartësitë e pushtuara në veri të Golanit.

Deklarata, megjithatë, shtoi se predhat nuk kishin shkaktuar lëndime apo dëmtime, dhe ato nuk kishin gjasa të ishin të qëllimshme, por një devijim nga lufta siriane.

Ndërkohë, televizioni shtetëror i Sirisë, duke konfirmuar sulmin ajror izraelit, tha se përpjekje të tilla të dëshpëruara nuk do të pengonin ushtrinë siriane nga vazhdimi i shtypjes së grupeve terroriste që veprojnë si përfaqësues të Izraelit në rajon.

Kufiri që ndan Sirinë dhe pjesën e pushtuar nga Izraeli në lartësitë e Golanit ka qenë i tensionuar, pasi militantizmi i mbështetur nga jashtë mbërriti në vendin arab në vitin 2011, duke marrë jetën e qindra mijëra njerëzve deri më tani.

Në prill të vitit 2015, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pranoi zyrtarisht për herë të parë se ushtria e regjimit kishte kryer sulme në territorin sirian.

Gjatë disa viteve të fundit, Izraeli ka sulmuar shpesh objektiva ushtarake në Siri në atë që konsiderohet si një përpjekje për të mbështetur grupet terroriste që kanë pësuar humbje të rënda në duart e ushtrisë siriane.

Damasku thotë se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste të Tekfirit që veprojnë brenda vendit arab, ndërsa ushtria e regjimit kryen sulme të tilla sporadike kundër forcave qeveritare siriane. Regjimi izraelit ka krijuar edhe spitale në terren për të trajtuar militantët e plagosur të evakuuar nga Siria.

Për më tepër, ushtria siriane ka konfiskuar në mënyrë të përsëritur sasi të mëdha të armëve të prodhuara nga Izraeli dhe pajisje ushtarake të avancuara nga militantët e huaj në Siri.

Izraeli i mori lartësitë e Golanit pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, dhe më vonë i pushtoi ato në një lëvizje që asnjëherë nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Regjimi ka ndërtuar dhjetra vendbanime të paligjshme në zonë që nga ajo kohë, dhe e ka përdorur rajonin për të kryer një numër operacionesh ushtarake kundër qeverisë siriane. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA