Bota

Bilanci 4 mujor i ‘Marshit të Madh të Kthimit’ në Gazë: 152 të vdekur

U raportua se në protestat paqësore nën emrin ‘Marshi i Madh i Kthimit’ të zhvilluara në Rripin e Gazës që nga 30 marsi e deri më tani, ushtarët izraelit kanë vrarë 152 palestinezë, ndërsa më shumë se 16 mijë të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref al-Kudra njoftoi se në protestat e Marshit të Madh të Kthimit, ushtarët izraelit deri më tani kanë vrarë 152 palestinezë, 18 prej të cilëve janë fëmijë, 2 zyrtarë shëndetësorë dhe 2 gazetarë.

Kudra njoftoi se në protestat në kufi deri më tani janë plagosur 16.750 palestinezë, duke shtuar se 4.250 prej këtyre personave u plagosën me plumba të vërtetë, 534 me plumba plastik, 4.430 u plagosën si rezultat i goditjes me shrapnel, ndërsa 7. 536 të tjerë u prekën nga gazi i hedhur.

Kudra theksoi se 3.200 nga të lënduarit janë fëmijë dhe 1.385 gra dhe vuri në dukje se 394 prej këtyre personave janë në një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 4.120 prej tyre mesatarisht.

‘Dita e Tokës’ në Palestinë

Për nder të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, palestinezët, që nga 30 marsi, po zhvillojnë protesta paqësore nën emrin Marshi i Madh i Kthimit, në kufirin e Rripin e Gazës me Izraelin.

Ndërsa ushtarët izraelit po hapin zjarrë me plumba të vërtet ndaj popullit civil palestinezë të cilët po kërkojnë ‘kthimin në tokat e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006’.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE