Biseda Erdoan-Putin, në fokus Siria dhe marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ( Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Kreun e Shtetit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Dy liderët theksuan rëndësinë e arritjeve të fituara në procesin e mekanizmit të Astana-s për një zgjidhje politike në Siri. Ata bënë të ditur se regjimi dhe opozita duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive për procesin e përparimit në kuadër të OKB-së si dhe u theksua rëndësia territoriale e Sirisë.

Presidenti Erdogan tha se procesi politik lidhur me Sirinë nuk duhet të përfshijë organizatën separatiste terroriste PKK/PYD-YPG ose grupe që udhëzohen nga organizatat terroriste.

Dy liderët ranë dakord edhe mbi nevojën që Siria të mos bëhet një platformë konflikti midis Iranit dhe Izraelit.

Gjatë bisedës telefonike u shpreh edhe kënaqësia për përparimin e projekteve strategjike, siç janë centrali bërthamor Akkuyu dhe linja gazsjellëse Rrjedha Turke.

Erdogan dhe Putin gjithashtu theksuan rëndësinë e përdorimit të parave vendore për lidhjet e ndërsjella ekonomike, të cilat janë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne