Bisedë telefonike Putin- Muhammed bin Selman pas sulmit në “Saudi Aramco”

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në bisedën telefonike me Princin Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, shqyrtoi sulmin e bërë ndaj komplekseve “Saudi Aramco”.

Në deklaratën e bërë nga Zyra për Media e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Selman kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në bisedën ku u shqyrtua sulmi ndaj komplekseve “Saudi Aramco”, Putin theksoi nevojën për një “hetim asnjanës dhe gjithëpërfshirës”.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se palët shqyrtuan edhe zhvillimet në tregun e energjisë globale.

“Palët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për zbatimin e marrëveshjeve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe sigurimin e stabilitetit të çmimit global të naftës”, shkruhet në deklaratë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne