ÇESHTJA E KASHMIRIT NE INDI ESHTE SIKUR ÇESHTJA E KOSOVES NE JUGOSLLAVI

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon konfliktin me te fundem qe ka nisur ne Indi si pasoje e anullimit te nenit 370 te Kushtetutes se Indise nga qeveria hinduse e BJP-se se Narndra Modit. Neni 370 qe njihte autonomine e Kashmirit brenda Indise, tanime e ka kthyer Kashmirin ne nje province qe do qeveriset drejte per drejte nga Nju Delhi. Muslimanet e Kashmirit jane sikur muslimanet e Kosoves te cilet nuk pranonin te qeverisen nga Serbia. Kashmiri eshte sikur Kosova. Nje province me shumice muslimane indiane, pjese e Perandorise Mughale e cila me pas u be pjese e Perandorise Britanike dhe ne vitin 1947 iu la Indise nga britaniket. Qe prej vitit 1947 India mundohet te hinduizoje muslimanet e Indise, sikur ideologjia iliro-pellazge-katolike e ‘kthimit ne fene e te pareve’ kerkon te katolicizoje shqiptaret. Hapi me i fundem nga qeveria indiane i ngjan aktit qe Sllobodan Milloshevici beri me kosovaret ne vitin 1989 kur i hoqi autonomine Kosoves. Ky akt ka ngritur tensionet ndermjet Indise, Pakistanit dhe Kines. Qeverite perendimore, ndryshe nga sesi ato sillet me konflikte te tjera ne bote, ne rastin e Indise rrine urte. Ne Kashmir eshte vendosur shtet-rrethimi, eshte ndalur interneti, telefonat, mediat dhe mbi 700.000 ushtare indiane mbajne nen kercenim popullaten e Kashmirit. Pakistani ka kerkuar ndihmen e OKB-se kunder ketij akti te paprecedent, ndersa Kina ka kerkuar qe India te rrespektoje marreveshjet nderkombetare. Konflikti mbi Kashmirin mund te coje ne nje lufte te re Indi-Pakistan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne