Bota

Delegacioni ushtarak i Emirateve të Bashkuara Arabe shkon në Tel Aviv

Burimet izraelite zbuluan se një delegacion ushtarak nga Emiratet e Bashkuara Arabe shkoi në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli racist së bashku me një zyrtar të lartë amerikan dhe u takua me sionistët.

Në lajmin e dhënë nga burimet sioniste bazuar në një vend arab të Gjirit Persik, kanali al Alem ka raportuar se një delegacion ushtarak i Emirateve të Bashkuara Arabe, i përbërë nga forcat ajrore, ka vizituar territoret e okupuara plaestineze me qëllim që të shqyrtojnë aftësitë dhe karakteristikat e aeroplanëve me modelet më të avancuara dhe më të reja F35, që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit racist.

Sipas raportit, autoritetet sioniste i dhanë atyre informacione lidhur me aftësitë e avionëve F35.

Në thelbin e takimeve të disa regjimeve arabe të tilla si regjimi diktatorial në Emiratet e Bahkuara Arabe dhe në Bahrejn me regjimin sionist të Izraelit, është zbatimi i projektit ‘Marrëveshja e Shekullit’ të SHBA-së. Marrëveshja në fjalë është një projekt që synon mohimin e të drejtave të popullit palestinez, projekt i cili shkakton reagim të ashpër të popullit palestinez.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE

INTERVISTA