Shqiperia

Donald Lu behet histerik. Klith: “Boll e shatë Amerikën”

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara reformën në drejtësi. I pyetur nga ‘Zëri i Amerikës’ për kritikat që ka marrë politika e vendit që ai përfaqëson dhe ajo e BE, ambasadori amerikan është përgjigjur përpara se të fajësojnë Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë që politikanët shqiptarë të kishin dialog politik me njeri- tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Prej dy vjetësh që kur ai thirri në ambasadë deputetë të opozitës për t’i kërcënuar që të votonin pro reformës dhe që kur ambasadorja Vlahutin më parë kishte deklaruar se ajo mund të miratohej edhe pa votat e opozitës, përpos Edi Ramës shumëkush e ka parë me dyshim veprimin diplomatik të çiftit që u puthë në publik (foto poshte) kur ndryshimet kushtetuese u votuan me 140 vota në korrik 2016.

Që prej asaj kohe Lu dhe Vlahutin janë vënë në qendër të kritikave. Tani së fundi, Sali Berisha e ka konsideruar ambasadorin në Tiranë në konflikt interesi në raport me ish Prokurorin e Përgjithshëm. Ka thënë se ai shpërndan “fake news”dhe në fund e ka krahasuar atë me homologun amerikan të OSBE që foli shumë më ashpër se Donal Lu për rastin Tahiri. Edhe në rrafshin mediatik Fatos Lubonja e ka konsideruar si dështim reformën në drejtësi, që Lu dhe Vlahutin e shesin si një histori suksesi dhe i ka akuzuar ata se po mbështesin krijimin e një regjimi në Shqipëri. Por duke i anashkaluar akuzat personale, Lu është munduar të mbrohet pas çadrës së vendit të tij të madh, njësoj si dhe pas BE dhe ka lëshuar thirrjen: Boll i shatë Amerikën dhe BE!