Shqiperia

Dosja me 1800 faqe e Habilajve dorëzohet e plotë tek Krimet e Rënda

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku te pranishem ne kete mbledhje ishin Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin. /r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

1800 faqe nga dosja e bandës së Habilajve e sjellë nga Italia është përkthyer e gjitha. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se dosja është përkthyer e plotë për 10 ditë dhe këtë të hënë dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në media kanë dalë rreth 400 faqe përgjimesh deri tani. Përgjimet e bandës së Habilajve ishin bërë jo vetëm në Itali, por edhe në Vlorë dhe Tiranë. Në përgjimet që kishin në dispozicion italianët përfshiheshin bisedat dhe mesazhet telefonike dhe përgjime ambjentale në makinat e Habilajve dhe miqve të tyre. Ishin këto përgjime që përforcuan dyshimet për lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Habilajve, pasi ish ministri i Brendshëm përmendej dia herë për paratë që fitonte nga trafiku i drogës dhe për dhuratat që i bëheshin familjarëve të tij. Mbetet për t’u parë nëse Tahirit i janë bërë dhurata të tjera nga Habilajt, pas përkthimit të dosjes me 1800 faqe qe mbërriti nga Italia.

OPINIONE