Drejtuesit e sindikatave lene nam live, rrihen me shqelma e grushta

Një situatë e pazakontë është shfaqur në një ekran televiziv shqiptar. Dy drejtues sindikatash, Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në studion e Tv SCAN. Ata kanë qenë të ftuar në studio për të folur mbi shqetësimet e grupeve që përfaqësojnë, por debati ka agravuar deri në shuplaka e grushte mes tyre.

Edhe pse dy ditë më parë Xibri dhe Nikolla ishin në ballë të protestës së minatorëve përpara Kryeministrisë për statusin e minatorit, në studion televizive ata janë përleshur me njëri-tjetrin, duke moskursyer shpullat e grushtet, situatë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim në studiot e televizioneve tona.

Në një video të publikuar në media, duket qartë momenti i sherrit mes tyre, ku asnjëri nuk ja përton tjetrit, teksa përleshen keq para kameras. Nuk dihen shkaqet e këtij sherri, por ka qenë Fiqiri Xibri që është ngritur i revoltuar dhe ka goditur me shuplakë Nikollën.

Ky i fundit i është përgjigjur me po të njëjtën gjuhë, duke dhuruar ‘spektakël’ për ndjekësit për disa sekonda, ndërsa kanë shokuar drejtuesen e emisionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne