E pur si move, kampet e refugjatëve me patjetër do ngrihen në Shqipëri

NGA GJERGJ THANASI

Në 24 nëntor 2017 botuam një artikull për mundësinë e ngritjes në Shqipëri të kampeve për të strehuar dhe deradikalizuar vejushat dhe jetimët e kasapëve të Daeshit. Për më shumë në linkun, https://ëëë.cna.al/2017/11/24/kryeministri-edvin-do-strehoje-ne-shqiperi-familjaret-e-terroristeve-te-isis-it/. Mediat e kazanit kryeministror si edhe instancat përkatëse të shtetit shqiptar mbajtën heshtje varri. Nja 4 muaj më vonë në prill 2018 ministri kroat i mbrojtjes gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë përgëzoi qeverinë shqiptare për idenë për të ngritur në Tiranë një qendër për deradikalizimin e ekstremistëve të dhunshëm. Ministrja Xhacka po në prill 2018 gjatë vizitës së saj në SHBA u përgëzua nga homologu amerikan Mattis, sekretar i mbrojtjes pikërisht për këtë idenë e ngritjes në Shqipëri të një qendre deradikalizimi për ekstremistët e dhunshëm. Si rrufëeja në të thatë në qershor 2018 mediat gjermane dhe disa media botërore duke filluar nga Deutsche Welle, në kor trajtuan problemin e ngritjes në Shqipëri të qendrave të pritjes për refugjatët, azilkërkuesit dhe klandestinët, që ia mësyjnë Evropës nga Afrika dhe Azia. Zëvëndësministri i brendshëm në një inttervistë me mediat gjermane përmendi shifrën 600 000 për kapacitetin maksimal, që ne kemi për të strehuar të tillë refugjatë në këmbim të hapjes së bisedimeve me qeverinë Rama për anëtarsimin e Shqipërisë në BE. Pavarësisht nga përgënjeshtrimet e tipit after pilafi të ministrit Bushati, terjaqi bananesh braziliane, apo dhe të vetë Ramës, shqetësimi mbeti për këtë aventurë të rradhës të kryerilindasit kryeministër, pas asaj të armëve kimike siriane.

Gjatë punimeve të shkollës së verës të organizuar nga një OJQ shqiptare e quajtur Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare u rihap cështja e strehimit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe klandestinëve në Shqipëri. Këshilltari për sigurinë i kryerilindasit kryeministër Rama, z. Agron Sojati pjesëmarrës në këtë summer school në fillim të fjalës së tij lëeshoi , leaked, një lajm bombë. Citojmë në ligjëratë të drejtë_Qarkullon një thashathem sikur në Shqipëri pritet të vinë 600 000 terroristë. Në fakt numrat janë pak të hiperbolizuar , sepse numri i tyre do të jetë më i reduktuar. Shresojmë që z. Sojati të mos e mohojë këtë deklaratë, sepse ekziston kaseta video dhe audio e fjalës së tij.

Një deklaratë e tillë duhet të na alarmojë, sepse z. Sojati për të tilla probleme është  ndër njerëzit më adaptë e më të informuar për të folur e diskutuar. Agron Sojati para se të punësohej si këshilltar për sigurinë i kryeministrit kryerilindas ka punuar në disa detyra e funksione në polici. Ai ishte kandidatura kryesore për të zëvendësuar si drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Haki Cako. Z. Sojati krahas arsimit policor dhe disa trajnime të rëndësishme me partnerët tanë euro atlantikë ka kryerë edhe Akademinë e FBI në SHBA. Ish kryeminsitri Berisha e ka akuzuar për hajdut me cizme pa paraqitur kurrfarë provash z. Sojati. Kjo është një indicie, që z. Sojati është profesionist klasi e nuk lë gjurmë, ndryshe nga rilindjaxhinjtë në pushtet, që lenë gjurmë elefanti, kur vjedhin, trafikojnë e vrasin. Pikërisht për shkak të arsimimit, trajnimeve dhe postit, që mban kjo deklaratë e z. Agron mund të merret si shumë e besueshme. Mjer Shqipëria se cfarë do heqi nga strehimi i më pak se 600 000 refugjatëve e klandestinëve.  Mjer aleatëet tanë në NATO, duke filluar nga Italia fqinje, aleate dhe mike se cfarë do heqin nga sinergjia e mafies shqiptare me politikën e Rilindjes dhe jo vetëm për të dërguar uma uma sic thonë italianët këtë lumë refugjatësh në Itali dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Kolegët italianë na kanë informuar se ka politikanë italianë, austriakë e gjermanë përkatësisht Salvini, Kickl dhe Seehofer po bëjnë presion mbi qeverinë Rama duke përdoruru edhe material detyrues për lidhjet e eksponentëve të saj me mafien shqiptare dhe krimin transanacional, që rilindaxhinjtë tanë si për fillim të pranojnë, që në Portin e Durrësit të zbarkojnë anijet me refugjatë lundërthyer të mbledhur në Gjirin e Sirtes nga luftanijet italiane dhe nga anijet e pajisura posacërisht për këtë qëllim, të financuara tërësisht odse edhe pjesërisht nga miliarderi Xhorxh Sorros.

Duke gjykuar edhe nga fjalët e qëndrimet e DCM Muniz të Ambasadës Amerikane në Tiranë në këtë summer school, kemi shumë frikë se të tillë diplomatë not up to the mark të akredituar në Tiranë janë mësuar ta hanë sapunin për djathë, qoftë nga rilindaxhinjtë, qoftë nga OJQirsa batakcinj shqiptarë. Fjala vjen DCM David Muniz lumturohej, kur dëgjonte brockullat anti ruse të z. Remzi Lani pronar i një OJQ je. Sipas z. Lani shqiptarët duhet të bëjnë kujdes të luftojnë fort penetrimin rus në Ballkan, i cili ka për qëllim të alarmojë e të prishë qetësinë në NATO dhe BE! Fjalë të arta, por njëkohësisht hipokrizi e gjallë. Po ky OJQirsi Remzi Lani, që me kaq pathos lufton depërtimin e ariut rus në malet e Shqipërisë i lëpinë cizmet ambasadorit rus në Tiranë z. Karpushki duke ju lutur që me fondet shtetërore ruse ai të financonte aktivitete të ndryshme të OJQirsit Remzi! Ky Remziu pasi u ca duke marrë dollarë privatisht , nga Sorrosi dhe fonde publike amerikane nga USAID, pasi u ca duke marrë euro nga Brukseli, shkon amabasadë më ambasadë bashkë me një ish spiun të Sigurimit me pseudonimin Arsimtari për të rruajtur dinarë Serbije, rialë Irani dhe rubla Rusije. Arsimtari madje e ka vënë në OJQ në e vet në dispozicion të serbëve, që kuadrot e rinj të Minsitrisë së Jashtme të Serbisë dhe të BIA s ta bëjnë praktikën mësimore, intershipin e gjuhës shqipe në Shqipëri, që të zotërojnë sa më mirë si shqipen e folur në Republikën e Kosovës dhe atë të folur në Republikën e Shqipërisë. Për lexuesin, por edhe për të ngratin DCM Muniz po ofrojmë një foto të z. Remzi Lani me ambasadorin Karpushki, pas bisedimeve për finacime ruse për OJQirsin Lani! Kur DCM Munir e ha sapunin për djathë nga të tillë OJQirsa shqiptarë, kuptohet që gjeni të komunikimt me publikun si zonjusha FUFU në kryeministri apo edhe vetë kryerilindasi Rama, nuk e kan hic problem tia shtjenë ujin nën rrogoz të tillë diplomatëve amerikanë të tipit not up to the mark! Pikërisht prandaj u kujtojmë lexuesve thënien lapidar 76 vite më parë të Julius Fucikut,  një komunisti e cifuti cekosllavak. Popuj jinni vigjilentë.

Në kontekstin shqiptar kjo thënie tingëllon pak a shumë si

Dele shqiptare dhe debilë diplomatë të akredituar në Tiranë jini vigjilentë!

/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne