Edi Rama sjell ne Tirane orkestren e Beogradit në kuadër të Ballkanit të Hapur

Nga Euronews

Orkestra Filharmonike e Beogradit, do të mbajë koncertin Gala, në Teatrin e Operas dhe Baletit, në kryeqytet.

Për të festuar 100 vjetorin e themelimit të saj, por dhe në kuandër të “Ballkanit të Hapur”, në datë 22 Qershor, do të luhet ky koncert, nën dirigjimin e Zubin Mehta, i njohur për ekspresivitetin në podium si dhe për interpretimin që i bën repertorit operistik.

Mehta njihet si një ndër dirigjentët më të famshëm në nivel ndërkombëtar dhe pritet të performojë për herë të parë në Shqipëri.

Maestro Mehta njihet si mbështetës i iniciativës rajonale të Ballkanit të Hapur, ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Titujt që mban Zubin Mehta janë të shumtë. Karriera e tij mori hov që kur drejtoi Filarmoninë Mbretërore të Liverpulit, në moshën 21-vjeçare dhe më pas filloi të zëvendësonte gjithë dirigjentët më me emër.

Së bashku me Orkestrën Filarmonike të Beogradit, ai do të performojë për publikun në Tiranës dhe më pas do të vijojë në Shkup.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne