Ekspertë të pavarur për hetimin e krimeve të kryera kundër myslimanëve në Mianmar

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, OKB ka zgjedhur 3 ekspertë të pavarur për të hetuar krimet e kryera nga forcat ushtarake qeveritare në Mianmar kundër myslimanëve në provincën Rakhin.

Ekipi hetimor ndërkombëtar do të drejtohet nga Andria Xhais që është një avokat në GJND. Okb gjithashtu i ka kërkuar qeverisë së Mianmarit që pa asnjë kusht të lejojë ekipin hetues që të kryejë punën në Mianmar dhe të bashkëpunojë me këtë ekip. Ndërkohë ushtria e Mianmarit ka hedhur poshtë akuzat ndërkombëtare për shtypjen e pakicës myslimane në vend. Mianmari nuk u njeh të drejtat civile myslimanëve në këtë vend dhe pretendon se myslimanët janë emigrantë të ardhur nga Bangladeshi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne