Ëndrrat e parealizuara të Muhamed bin Salman

Emri i “princit të kurorës saudite Muhamed bin Salman” është shumë i përmendur këto ditë. Shumë e quajnë atë “princ aventurier dhe ambicioz”, i cili ka një pasion për intervista me mediat perëndimore, sidomos ato amerikane.

Intervistat e tij shpesh pasqyrojnë ëndrrat ambicioze të princit dhe justifikojnë politikat idiote të Arabisë Saudite që e kanë çuar rajonin në luftë dhe shkatërrim. Në intervistën e fundit me New York Times,  princi trashëgimtar saudit ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër zyrtarëve iranianë që nxitën reagime nga Teherani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i kërkoi Muhamed bin Salmanit që të mbajë në mendje fatin e pashmangshëm e të hidhur të diktatorëve famëkeq në rajon, tani që ai kërkon të ndjekë hapat dhe rrugën e tyre. Arabia Saudite në një skenar armiqësor ndaj Iranit fillimisht pohoi se raketat e përdorura në sulmin e 4 nëntorit të ushtrisë së Jemenit në aeroportin King Khalid në Riad u ndërtuan në Iran dhe e përshkruan atë si një “akt lufte”. Disa ditë më vonë, krerët sauditë u përpoqën të rrisin presionin mbi Kryeministrin e Libanit, Saad Hariri, duke e detyruar atë të japë dorëheqje për të shtuar presionin ndaj Iranit dhe Hezbollahut libanez. Pastaj Riadi thirri takimin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe ku u publikua një deklaratë armiqësore kundër Iranit . Të tilla veprime reflektojnë trazirat e politikat reja armiqësore dhe luftënxitëse të sundimtarëve të Riadit. Por pyetja është se cili është plani i ri i Muhamed bin Salmanit për Iranin? Mesa duket princi saudit “ka shumë ëndrra në kokën e tij dhe goditja e Iranit është një nga iluzionet e tij. Princi i kurorës i Arabisë Saudite po i intensifikon sulmet retorike kundër Iranit, në një kohë ku ai është shumë i angazhuar në çështjet e brendshme dhe në luftën e pushtetit me princat rivalë në familjen saudite. Edhe skandalet në politikën e jashtme saudite gjithashtu nuk janë më të pakta se skandalet e brendshme. Bin Salman i ka aktivizuar të gjitha opsionet për të arritur qëllimet e tij. Gazeta gjermane Spiegel, kohët e fundit duke iu referuar bashkëpunimit saudite-izraelit kundër Iranit, ka shkruar: “Që nga formimi i Izraelit në vitin 1948, autoritetet izraelite kanë qenë gjithmonë duke u përpjekur të gjejnë partnerë në botën arabe. Arabia Saudite me veprimet e veta e ka siguruar këtë objektiv të Izraelit”. Gazetari amerikan, Thomas Friedman, pas bisedës me princin e kurorës Muhamed bin Salman, shkroi: “Pikëpamja e përgjithshme e Bin Salman duket se është që sauditët dhe aleatët e tyre arabë, me mbështetjen e qeverisë së Presidentit të SHBA, Donald Trump, të krijojnë gradualisht një koalicion për t’u përballur me Iranin”. Por Friedman, duke shprehur dyshime në lidhje me këtë pikëpamje të princit të kurorës së Arabisë Saudite, duke përmendur marrëdhëniet e ftohta dhe problemet midis Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj tradicionalë, shkroi: “Këto probleme kanë penguar formimin e një fronti të bashkuar deri tani”. Robert Fisk, korrespondent dhe analist i gazetës angleze “Independent”, i sheh nga një këndvështrim tjetër ëndrrat e parealizuara të Muhamed bin Salman dhe shkruan: “”Lindja e Mesme që unë jetoj sot është shumë e ndryshme nga Lindja e Mesme ku unë udhëtova për të raportuar 40 vjet më parë. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara me të vërtetë kishin një “politikë” të tyre të qartë, megjithëse shpesh bazoheshin në iluzione, ndërsa Bashkimi Sovjetik bënte përpjekje të mëdha që të rriste më shumë balancimin e forcës në LM. Ndërsa më parë ishte ish presidenti amerikan Xhorxh W. Bush që tha se “misioni u krye”, tani është Republika Islamike e Iranit që njofton lajmin për shkatërrimin e kalifatit të ISIS”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne