Erdogan: Fundi i digjitalizimit që e sheh individin si emër ose numër çon në fashizëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se fundi i digjitalizimit që e sheh individin si një emër ose numër çon në fashizëm.

Erdoğan mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në Samitin e 4-t Ndërkombëtar të Gruas dhe Drejtësisë me temën “Të mbetesh njeri në epokën digjitale” e organizuar nga Shoqata e Gruas dhe Demokracisë (KADEM) në bashkëpunim me Ministrinë turke të Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Duke folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), Erdogan tha se, “Vështirësitë që vendet e zhvilluara janë duke përjetuar në luftën kundër pandemisë, zbuloi se nuk është e mjaftueshme vetëm fuqia politike dhe ekonomike”.

Ai tha se synojnë që të mos mbetet asnjë vend në Turqi pa u mbuluar nga infrastruktura e komunikimit. “Fundi i digjitalizimit që e sheh individin si një emër ose numër çon në fashizëm. Duhet të gjithë së bashku të luftojmë kundër fashizmit digjital”, u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk vuri në dukje se edhe ai që e prodhon edhe ai që e zhvillon teknologjinë ka një përgjegjësi ndaj përdoruesit, njeriut, duke bërë thirrje që duhet të ndalohet që çështja të shihet vetëm nga perspektiva e fitimit.

“Ndryshimi radikal që ndodh në çerek shekullin e fundit në mënyrën tradicionale të jetesës së njeriut, do të çojë në skllavëri moderne nëse nuk mbështetet me një infrastrukturë të vërtetë”, theksoi Erdoğan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne