Erdogan planifikon vizita në Vatikan dhe Francë për çështjen e Jerusalemit

Presidenti Erdogan tha se “do të zgjerojnë objektivin” për statusin e Jerusalemit dhe Palestinën, ndërsa bëri të ditur se prioritet do të jetë “njohja e Palestinës si shtet”.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kuadër të diplomacisë së Jerusalemit planifikon të vizitojë Vatikanin dhe Francën.

Presidenti Erdogan gjatë kalimit nga Çadi për në Tunizi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në avion.

Kreu i shtetit turk tha se “do të zgjerojnë objektivin” për statusin e Jerusalemit dhe Palestinën, ndërsa bëri të ditur se prioritet do të jetë “njohja e Palestinës si shtet”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se çështjen e statusit të Jerusalemit do të mund ta diskutoj edhe me Papa Françeskun në Vatikan.

Në deklaratat e tij Presidenti bëri fjalë edhe për Presidentin e Sudanit, Omer Al-Bashir, ku tha se gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të mbajtur në Stamboll nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kanë pranuar një letër.

“Kjo gjykatë në letrën e saj kërkoi ‘arrestimin dhe ekstradimin e Bashirit’. Ne nuk jemi anëtarë të kësaj gjykate, ndaj vetëm mund të qeshim për këtë kërkesë. Nuk mund të kuptojmë se si mund të kërkojnë prej nesh që ta ekstradojmë një person të tillë, i cili është anëtarë i OBI-t që merr pjesë në samitin e kësaj organizate? Çfarë logjike është kjo? Çfarë ligji është ky? Ju nuk do të bëni as përpjekjen më të vogël për të ekstraduar kreun e organizatës terroriste gyleniste (FETO), i cili martirizoi 251 qytetarë tanë dhe do të kërkoni nga ne ekstradimin e Omer Bashirit. Ka institucione ndërkombëtare që janë në pozitë shumë qesharake”, deklaroi Erdogan.

Në prononcimin e tij Presidenti preku edhe në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së dhe në deklaratat pozitive të bëra pas atyre kundër Turqisë në Evropë.

“Ne nuk kemi kurrfarë problemi as me Gjermaninë, as me Holandën e as me Belgjikën. Në krye të detyrës ndodhen miqtë e mi të vjetër. Ata bënë gabime ndaj meje, ajo është tjetër gjë. Patëm probleme, por bisedimet e fundit kaluan mjaftë mirë. Natyrisht që ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me vendet e BE-së”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk në mes tjerash shtoi se “Gjatë bisedave në lidhje me çështjen e Jerusalemit prej tyre kërkova përkrahje dhe ata u radhitën pranë nesh. Para disa ditësh i telefonova Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për ta falënderuar. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte jep sinjale për të zhvilluar marrëdhëniet me ne. Të gjitha këto japin kënaqësi”./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne