Erdogan: Risitë në Turqi nuk i bëjmë për veten por për popullin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se turizmi turk kishte humbur nivelin e tij të zakonshëm për shkak të sulmeve intensive të brendshme dhe të jashtme.

“Nga viti i kaluar nisi rimëkëmbja dhe këtë vit shpresojmë që të hyjmë në periudhën e ngritjes me një shifër rekord 40 milionë në numrin e turistëve. Ky përparim i madh që kemi bërë në eksport dhe turizëm, do të na afrojë me objektivat tona në fusha të tjera, duke kryer një mision lokomotivë”, theksoi presidenti i Turqisë.

Erdogan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e restaurimit të “tregut egjiptian” në Stamboll, ku ai ka rikujtuar se dikur ka qenë një prej tregtarëve të këtij tregu ku ka tregtuar produkte ushqimore.

“Turqia do të ishte një nga 10 ekonomitë më të mëdha botërore, nëse do t’i kishte realizuar pas Luftës së Dytë Botërore përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e arritur në 16 vitet e fundit”, ka shtuar Erdogan, duke theksuar se nga vendi i 24 tashmë ndodhen në vendin e 17-të, gjë e cila sipas tij nuk mjafton, dhe se do të hyjnë në 10 vendet e para.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 24 qershor Erdokan ka theksuar se “Gjithmonë, gjërat që ndodhin për herë të parë janë me probleme dhe janë të vështira, por janë të frytshme. Unë shpresoj se Turqia do ta realizojë në mënyrë të lehtë zgjedhjen e parë të sistemit të ri qeverisës. Ne këtë ndryshim nuk e kemi bërë për veten tonë, por për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë dhe më shumë për të rinjtë tanë” (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne