Erdogan: Shqiptari i madh Mehmet Akif Ersoy ju përkushtua unitetit të myslimanëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar edhe një herë rëndësinë e unitetit në mesazhin që ka publikuar me rastin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të Poetit të Lirisë, Mehmet Akif Ersoy.

“Rruga e përjetësimit të vendit tonë, për t’u dhënë fund padrejtësive, paligjshmërive, zullumeve në hapësirën gjeografike islame, kalon nga mbajtja gjallë e frymës së Himnit të Lirisë”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij.

Me karakterin e tij, që pasqyron vlerat kombëtare, dhe personalitetin e tij luftarak, Ersoy vazhdon edhe sot të na ndriçojë dhe udhërrëfejë, vijon Erdoani mesazhin e tij, ndërsa shton se Mehmet Akif Ersoy luftoi që zemrat e të gjithë myslimanëve në botë të rrahin një dhe së bashku.

“Ai mbronte unitetin e të gjithë vëllezërve që si kible njohin Mekën, Jerusalemin; ai mbante me vete idealin e përpjekjes së përbashkët kundër tiranëve”, shprehet Presidenti për Mehmet Akifin.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh edhe me rastin e përvjetorit të ardhjes në Ankara të Mustafa Kemal Ataturkut.

“Banorët e Ankarasë gjatë të gjithë luftës për pavarësi i kanë dalë për zot atdheut dhe flamurit tonë, duke mos kursyer as jetën e tyre”, shkruan Erdogan në këtë mesazh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne