E gjithë situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Tani Europa është një nga vendet që promovon imazhe të abuzimeve seksuale që u bëhen fëmijëve. Të tilla pamje gjenden në pothuajse 34.212 faqe interneti, përfshirë këtu Rusinë dhe Turqinë. Sipas BBC, ekspertët pohojnë se duhet të merren masa urgjente për sigurinë e fëmijëve, përcjell anabel.al.
Të gjitha këto pamje duhen identifikuar dhe më pas eliminuar, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë viktimave të abuzimit. “Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se pas çdo pamjeje ku shfaqet një abuzim seksual ndaj fëmijëve, ndodhet një viktimë. Sa herë që këto materiale shihen, një fëmijë abuzohet për të dytën herë. Cilido që me dashje publikon të tilla materiale po hyn në një industri të tmerrshme.”-shprehet një nga përfaqësuesit e shoqatës që përkrah fëmijët viktima të abuzimeve./Dritare.net