Forcat turke të sigurisë vazhdojnë me vendosmëri operacionin e koduar “Kapan-4 Mava”

Operacionet e koduara “Kapan” të nisura javën e kaluar për të luftuar terrorizmin në Turqi vazhdojnë me gjithë shpejtësi.

Operacioni në fjalë i filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon me pjesëmarrje të 795 pjesëtarëve të xhandarmerisë, policisë dhe rojeve të sigurisë.

Në kuadër të operacionit “Kapan-4 Mava“, që filloi me qëllim të neutralizimit të terroristëve që konsiderohet se ndodhen në zonën e strehimit Mava në Batman dhe që drejtohet dhe menaxhohet personalisht nga Komandantët e Komandave të Xhandarmërisë në rajonin e Diyarbakirit dhe të Batmanit, deri më tani janë asgjësuar 13 strehimore dhe 28 shpella të përdorura nga terroristët e PKK-së.

Gjatë bastisjes në shpella u asgjësuan 5 kg eksplozivë të kurthuar në tokë, një sasi e konsiderueshme e ushqimit dhe materiale të jetesës.

Nga ana tjetër, në një shpellë të identifikuar në kuadër të operacionit, u gjet trupi i një personi që ishte qëlluar në ballë, për të cilin vlerësohej të ishte një ekzekutim i brendshëm i organizatës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne