Bota Opinion

Fushata Globale Anti-Erdoğan

Turkish President Tayyip Erdogan makes a speech during his meeting with mukhtars at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, March 16, 2016. REUTERS/Umit Bektas - RTSAPB4

Nga Behar Kaceli

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur rrjedhen e ngjarjeve në Turqi dhe sidomos këto dy vitet e fundit, kanë vënë re një angazhim global Anti-Erdoğan. Nuk e ekzagjeroj nëse them global sepse është vënë në lëvizje USA, BE dhe të gjithë institucionet globale financiare.
Me goditje të përqëndruar është sulmuar Lira Turke. Ajo ka humbur terren te jashtëzakonshëm karshi Dollarit dhe Euros. Është për tu habitur sesi ekonomi si ajo e jona fiton pikë karshi Euros ndërsa ekonomi e mega-projekteve si ajo e Turqisë po humb terren ndaj saj.
Duke goditur lirën Turke pretendojnë të shkaktojnë konfuzion te zgjedhësit turq në mënyrë që votat e tyre të kanalizohen në koalicionin Anti-Erdoğan. Edhe opozita duke qenë e bindur se nuk e mund dot Erdoğanin në zgjedhje direkte hoqën dorë nga kandidati i përbashkët presidencial dhe dolën me kandidatura të ndryshme, në mënyrë që ti shpërndajnë votat e elektoratit dhe tia vështirësojnë fitoren në raundin e parë, Erdoğanit.

Ndërsa në raundin e dytë planet janë më ogurzeza. Fushata do të shoqërohet me protesta, do mundohen të krijojnë pasiguri, tellallët perëndimore që gjithmonë janë të gatshëm për leksione demokracie do fillojnë të vënë në diskutim demokracinë Turke si dhe sigurinë e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme.
Koalicioni Anti-Erdoğan është aq i madh saqë në të janë angazhuar edhe vënde islame si Saudia, Emiratet, Egjipti,etj. Në mediat e këtyre vendeve ka filluar një propagandë e jashtëzakonshme anti turke dhe duke bërë thirrje haptazi që qytetarët e këtyre vendeve të mos shkojnë me pushime në Turqi. Mediat e këtyre vendeve po e paraqesin Turqinë si gogol për ardhmërinë e vendeve të tyre dhe si model kanë Katarin, Mursin e rrezuar me puç ushtarak, etj. Ka arritur puna deri aty saqë te krijojnë hapësirë në mediat e tyre për akademikët dhe opinionistët izraelit që të shprehin opinionet e tyre për fatin e zi që e pret ekonominë turke.
Pavarsisht pasqyrës së errët që kanë krijuar ka shpresë dhe ka dritë në fund të tunelit. Pritshmëritë janë që në këto zgjedhje Erdoğan fiton që në raundin e parë dhe lojërat ekonomike do dështojnë. Ekonomia turke nuk është ekonomi e brishtë, ajo ka një periudhe 16 vjeçare që njeh vetëm rritje dhe është kthyer në një oaz sigurie për invesitorët global pavarsisht se këto dy muajt e fundit i kanë ndaluar investimet e tyre duke pritur realitetin pas zgjedhor.

Para pak ditësh u shpall përfundimi i projektit i gazsjellësit TANAP i cili do sjellë gazin e Detit Kaspik fillimisht në Turqi dhe më pastaj në Europë dhe pritet që këtë dimër të jetë funksional.
Britania e Madhe pas BREXİT ka tjera projekte ekonomike dhe te tjera leverdi me ekonominë turke, prandaj nuk nguroi ta presë Erdoğanin në Londër. Xhelozia e Merkelit qe shumë e madhe saqë nuk duroi dot as një javë dhe menjëherë e ftoi Presidentin Erdoğan për një vizitë që do të mbahet përpara zgjedhjeve të 24 Qershorit.Ky është një tregues i madh se mbi kurthet e tyre ka një Kurthprishës.
Zoti qoftë me popullin turk dhe me të gjithë ata që u bëhet padrejtësi! Amin!

OPINIONE