Gjysma e popullit britanik bën thirrje për anulimin e ftesës së udhëtimit të Trump në Londër

Sondazhet e pavarura tregojnë se me tensionet në rritje midis Londrës dhe Uashingtonit, gjysma e popullit britanik tani është kundër udhëtimit të Trump në Londër.

Kohë më parë, me mijëra banorë të Londrës, kryeqytetit të Anglisë janë ngritur në protesta kundër vizitës së Donald Trump presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protesta kundër Trump është organizuar në kohën parlamenti do të shqyrtojë peticionin e 1.8 milion anglezëve që janë shprehur kundër vizitës së Trump. Me anë të këtij veprimi kundërshtarët e presidentit amerikan prej deputetëve të parlamentit anglez kanë kërkuar t’i thonë jo vizitës së Donald Trump në Angli. Ky veprim është kryer nga ana e organizatës jo qeveritare për drejtësi botërore dhe nga aleanca e quajtur “ Ndërprisni Trump”. Lëvizja është ndërmarrë përpara diskutimit të vizitës së Donald Trump në Angli në parlamentin anglez./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne