Gjysmë balenë, gjysmë delfin, zbulohet krijesa e pazakontë që surprizoi shkencëtarët

Shkencëtarët kanë zbuluar një specia të rrallë që ngjan edhe me një balenë edhe me një delfin. Krijesa  e pazakontë u zbulua në brigjet  ishullit Hawai. Sipas shkencëtarëve gjallesa është një gjitar, dhe ka lindur nga një nënë e llojit balenë kokë-shalqi dhe me baba një delfin, që i përkasin që të dy një specieje të rrallë që jeton në Oqeanin Paqësor.

Biologu detar Robin Beird, i cili udhëhoqi ekspeditën ku u zbulua specia, e cila u pagëzua “Balfin”, tha se ky është një zbulim i pazakontë. Balfini është një hibrid i dy specieve të përafërta, dhe shkencëtarët janë shprehur se kryqëzimi mes një delfini dhe një balene ndodh dhe mund të nxjerrë një tjetër gjitar që mund të riprodhohet.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne