Harku ortodoks i paqëndrueshmërisë

nga South Front.

Amerika vazhdon praktikën e saj të krijimit të zonave dhe linjave të kaosit në rajonet kyçe të botës. Në vitet 2000, ajo filloi një fushatë për të krijuar një hark të destabilizuar që të shtrihej nga Afrika Veriore deri në lindje të Azisë Qendrore. Sot shfaqen gjithnjë e më shumë sinjale që tregojnë se ka një projekt të ri për të krijuar një hark destabilizues në Evropën Lindore dhe Juglindore.

Këto fushata shfrytëzuan në mënyrë aktive faktorin fetar në një përpjekje për të minuar dhe zhvlerësuar sistemet tradicionale fetare. Në rastin e Lindjes së Mesme, objektivi ka qenë Islami Sunni. Ai është vënë nën shënjestër duke inkurajuar sektet e ndryshme islame. Në Evropën Lindore dhe Juglindore, grupe të ndryshëm artificialë dhe përçarës përdoren për të luftuar Kishën Ortodokse Kanonike. Në të dyja rastet, fuqitë e huaja po shfrytëzojnë dhe po mbështesin sektet ekzotike, besimet e reja dhe konstruktet e tjera “neo-liberale”.

Ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey Pyatt u takua më 24 maj me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I të Konstandinopojës për të diskutuar vizitën e ardhshme të patriarkut në Uashington si dhe për rolin e Konstandinopojës në Ukrainë dhe “në mbarë botën ortodokse”.

Pyatt tha se vizita e ardhshme “do të vijë në një moment veçanërisht të rëndësishëm për jetën e Kishës”. Diplomati gjithashtu zbuloi se ai dhe Bartolomeu diskutuan mbi “rolin shumë të rëndësishëm që Patriarku Ekumenik luan si udhëheqës fetar në një sërë çështjesh të tjera, në Lindjen e Mesme, natyrisht në Ukrainë ku zëri i Shenjtërisë së Tij është kaq i rëndësishëm si dhe në të gjithë botën më të gjerë ortodokse”.

 

https://youtu.be/xKEx0-FG0Eo

 

Nëpërmjet Twitterit, Pyatt përmendi se ai “si gjithmonë i ishte mirënjohës takimit me shenjtërinë e tij dhe i shprehte mbështetjen e fortë amerikane për përpjekjet e tij në mbështetje të lirive fetare, autoqefalisë së Ukrainës dhe arqipeshkopin e ri të SHBA-se Elpidophoros-in”.

Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të Konstandinopojës në përkrahjen e grupeve të ndryshme përçarëse dhe në fabrikimet politike brenda ortodoksisë në Ballkan dhe në Ukrainë, duket më se e qartë se çfarë lloj “lirish fetare” dhe “çështjesh” të botës ortodokse i adresohet Pyatt.

Pasi ka shërbyer më parë si ambasador në Ukrainë, Pyatt është i njohur për përfshirjen e tij në organizimin e grusht shtetit të Maidanit në vitin 2014. Ai është bërë i njohur gjerësisht për aktivitetet e tij kundër Rusisë dhe Kishës Ortodokse Kanonike. Në veçanti, ai mbështet hapur krijimin e të ashtuquajturës Kisha Ortodokse e Ukrainës (OCU). Në shtator 2016 Pyatt u vu mbasador në Greqi, ku ka vazhduar me të njëjtat aktivitete.

OCU është grupi përçarës që u krijua në Ukrainë në dhjetor 2018 me mbështetjen e qeverisë së Poroshenkos, SHBA-së dhe Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Teknikisht, u formua si rezultat i këshillit të unifikimit të mbajtur nga Kisha Ortodokse e Ukrainës – Patriarkana e Kievit (UOC-KP) dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës (UAOC). Në këtë eveniment morën pjesë edhe dy ish-hierarkë të Kishës Ortodokse të Ukrainës të Patriarkanës së Moskës (UOC-MP).

Kisha Ortodokse Ruse (Patriarkana e Moskës) dhe dega e saj ukrainase, UOC-PM nuk e njohin de facto OCU-në dhe e përshkruajnë atë si një grup përçarës. Nga ana e saj, Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës i ka dhënë OCU-së Tomosin e autoqefalisë.

Shumica e të krishterëve ukrainas janë duke qëndruar me UOC-MP-në.

Qëllimi kryesor i krijimit të OCU-së, të paktën në sytë e liderëve të saj, ishte të kapnin të gjitha pronat dhe kishat e UOC-MP-së në Ukrainë me ndihmën e qeverisë së Kievit. Ata e panë lëvizjen e ndjeshme fetare si një mjet për të rritur pasurinë personale. Megjithatë, ky objektiv u përball me vështirësi ‘të papritura’ kur u pa se udhëheqësit e OCU-së filluan t përplasen mes njëri-tjetrit për kontrollin e këtij entiteti të ri. Qeveria e Poroshenkos e pa krijimin e OCU-së si një mekanizëm logjik në sferën fetare të kursit të saj anti-rus. SHBA e përdori këtë si një nga hapat për të ndarë më tej popullsinë ukrainase nga Rusia. Përkundër viteve të propagandës dhe censurës totale, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ukrainase ende i sheh veprimet e qeverisë së Poroshenkos kundër forcave të rezistencës (DPR dhe LPR) në Ukrainën lindore si vepra penale.

Në Mal të Zi, SHBA-ja dhe miqtë e saj nga Konstandinopoja de facto mbështesin Kishën Ortodokse Malazeze (MOC), e cila me ndihmën e qeverisë pro-perëndimore po e lufton Kishën Ortodokse Serbe, e cila është një forcë dominuese ortodokse në vend. Ngjashëm me rastin e Ukrainës, MOC kërkon të kapë të gjitha pronat e krishtera ortodokse në Mal të Zi që janë në posedim të Kishës Ortodokse Serbe.

MOC po planifikon ta bindë qeverinë të miratojë një ligj që do ta lejonte atë të zaptonte pronat e Kishës Ortodokse Serbe dhe t’ia transferonte ato MOC-ut me pretekstin se MOC është pronari i vërtetë ligjor i tyre.

Disa simptoma negative janë vërejtur në Bullgari, ku Kisha Ortodokse Alternative Bullgare (BAOC), e mbështetur nga fuqitë e njëjta po punon për të minuar pozicionet e Kishës Ortodokse Bullgare. Fakti interesant është se BAOC ka lidhje me MOC-un dhe përçarësin e lartpërmendur ukrainas. Rrjeti në zhvillim i dizajnuar për të minuar Kishën Ortodokse Kanonike në Ballkan po shihet se po punon hapur. Sipas raportimeve, Kisha Ortodokse Kanonike po përballet gjithashtu me disa vështirësi në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë.

Duhet të theksohet se shpërbërja e kishave ekzistuese kanonike është vetëm një fazë e përkohshme
e kësaj fushate. Siç shihet edhe në rastin e Ukrainës, grupet përçarës të sapo shfaqur vazhdojnë të ndahen më tej për shkak të një gare të brendshme të pafundme për influencë dhe para. Shtytësit e këtyre proceseve i shohin ndarjet e mëtejshme të kishave si një synim të rëndësishëm. Kjo do ta lehtësonte punën për zhvlerësimin e fesë si një nga karakteristikat e rëndësishme që popujt kanë gëzuar në mënyrë sistematike.

Disa ekspertë thonë se trendet e reja në Ballkan tregojnë një përpjekje për të përsëritur skenarin e ngjashëm të Ukrainës në sferën fetare të shteteve të Ballkanit dhe të krijojnë një lloj “harku ortodoks të paqëndrueshëm”. Shteti i thellë global do ta përdorte këtë hark apo gjysmëhënë për të kundërshtuar rezistencën ndaj ndikimit të tij dhe për të zgjeruar kontrollin e tij në Ballkan dhe Europën Lindore./southfront/gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne