Historia e trishtë e 28-vjeçarit që duket si 13

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13.

Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.

“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka.

Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?

“Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne