Shqiperia

Historiani Olsi Jazexhi: shqiptarët vrasin veten dhe qeveria nuk do tja dijë

Olsi Jazexhi, i ftuar në emisionin 360 gradë në ora news, ka folur në studio në lidhje me vetvrasjet që sa vinë e shtohen në vend, dhe e fajtori është qeveria që nuk do tia dijë.

Jazexhiu: Çfarë po vuajnë sot shqiptarët janë pasojë kapitalizmit. Vetvrasjet që ndodhin sot në shqipëri janë fenomen edhe në perëndim. Me rënien e komunizmit në shqipëri u shkatërruan shumë tradita të trashëguara nga Turqia. U prishën familjet u prish edhe ekonomia. Sot një pjesë e madhe e rinisë është e papunë. Kemi një qeveri që nuk do tia dijë për këtë popull. Ardhja e kapitalizmit dhe rënia e sistmeve sociale që mbrojnë të varfërit është mbi të gjitha shkatërrimi familjes, e ka bërë që njeriu të ndikohet nga kapitalizimi perëndimor. Kanë rënë strukturat e shoqërisë.