Hollandezët parodizojnë këngën fituese të Eurovizionit me dhunën në Gaza: ankohet Izraeli

Ambasada izraelite në Hollandë ka depozituar një ankesë në lidhje me parodinë e këngës fituese të Izraelit në Eurovizion që kritikon politikat izraelite dhe që ka nxitur akuza për anti-semitizëm.

Motivet e këngës “Toy” të Netta Barzilai në formën e parodisë u transmetuan të shtunën gjatë një shfaqjeje satirike në fashën e parë orare. Parodia bënte paralele me dhunën e përdorur në kufirin e Gazës, ku 60 palestinezë u vranë nga forcat izraelite.

Producentët e shfaqjes këmbëngulin se kënga nuk shenjëstron komunitetin hebre.

Kënga e performuar në shfaqjen “Sanne Wallis de Vries” nga Martine Sandifort, nis me imitimin e kakarisjes së pulave, dalluese e këngëtares Netta, por më pas përdor imazhe fjalësh ku dallojnë protestat palestineze kundër trupave izraelite.

Sandifort këndon për ndërtimin nga ana e Izraelit e mureve që madje, edhe presidenti Donald Trump mund vetëm t’i shohë në ëndërr, dhe më pas sugjeron se përfitohet nga hapja e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem.

Zhurma e pulave e këngës origjinale zëvendësohet me referenca të tjera për paratë. Ambasadori izraelit në Hollandë, Aviv Shir-On tha për gazetën hollandeze “NRC” se përmbajtja e këngës ishte brutale dhe ofensive dhe se programi “paketon stereotipe anti-semite si shaka”.

Vargjet e parodisë hollandeze:

“Pa më shihni, jam një vend kaq i ëmbël

Liderët e botës hanë të bindur nga dora ime. Dhe unë shuaj gjithë zjarret me një puthje.

Ne po mbajmë një festë, dëshiron të vish? Së shpejti në xhaminë al-Aqsa, që shpejt do të boshatiset, sidoqoftë.

Nga Haifa deri në Detin e Zi, ka fishekzjarre dhe ushqim kosher. Kështu që hajdeni e vallëzoni me mua.

A është vendi juaj i rrethuar nga hedhës gurësh? Ndërtoni mure që vetë Trump vetëm sa mund t’i ëndërrojë.

Lëshoni një buk-a-buk, hidhni një raketë buk.

Vështroni sa këndshëm i hedh bombat.

Po, sërish, Izraeli po fiton. Tashmë prej 70 vjetësh kjo festë vazhdon. Shikoni sa bukur.

Kritikët thonë se parodia risjell paragjykimet tradicionale për hebrenjtë duke i asociuar ata me paratë.

Rreth 800 mijë persona raportohet se kanë parë shfaqjen satirike në transmetuesin publik, NPO1 të shtunën dhe përfaqësues të organizatave pro-izraelite e kanë cilësuar atë “helmuese”.

Ndërkohë që moderatorja e programit Sanne Wallis de Vries refuzoi komentet, grupi transmetues i shfaqjes këmbënguli se kënga nuk iu referohej “paragjykimeve anti-semite”.

Në shfaqjen Sanne Wallis, ngjarjet e javës së shkuar diskutohen në mënyrë satirike. Javën e kaluar, Izraeli fitoi konkursin e këngës Eurovizion, që rastisi me rindezjen e konfliktit në Rripin e Gazës.

Parodia sjell për debat politikat e Izraelit dhe nuk është aspak nxitje e qëllimshme kundër komunitetit hebre.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne