“Islamofobia kërcënon qytetarët turq në Evropë”

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Yavuz Selim Kiran, ka deklaruar se rritja e islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropën Perëndimore kërcënon sigurinë e qytetarëve turq që jetojnë në atë pjesë të Evropës.

Këto komente, Kiran i bëri gjatë një seance të Komitetit parlamentar të punëve të jashtme në Ankara, ku kërkoi që adresimi i shqetësimeve të tilla të realizohet përmes rrugëve diplomatike.

Përafërsisht 5 milionë turq jetojnë në vendet evropiane.

Dhjetorin e kaluar, ministrja gjermane e Integrimit, Annette Widmann-Mauz, shprehu shqetësime të ngjashme për islamofobinë, duke paralajmëruar se ajo paraqet një “rrezik të vërtetë” për kohezionin shoqëror.

Duke paraqitur raportin vjetor të qeverisë në Berlin për gjendjen e integrimit, Widmann-Mauz tha se, “Ekstremizmi i krahut të djathtë, anti-semitizmi dhe armiqësia ndaj muslimanëve janë një rrezik shumë real që duhet ta luftojmë në një mënyrë konsekuente dhe të qëndrueshme”.

Viteve të fundit, Gjermania ka qenë dëshmitare e krimeve në rritje të urrejtjes anti-muslimane, të shkaktuara nga propaganda e urrejtjes nga partitë e ekstremit të djathtë.

Në vitin 2018, mbi 100 xhami dhe institucione fetare u sulmuan nga ekstremistët e ekstremit të djathtë.

Vitin e kaluar, policia gjermane regjistroi 813 krime të urrejtjes ndaj muslimanëve, përfshirë fyerje verbale, letra kërcënuese dhe sulme fizike që çuan në të paktën 45 muslimanë të plagosur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne