Izraeli sulmon pozicionet e ushtrisë së regjimit në jug të Damaskut

Avionët luftarakë dhe helikopterët e Izraelit kanë zhvilluar sulme ndaj pozicioneve të ushtrisë së regjimit të Assadit të vendosur në jug të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Një zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, në deklaratën me shkrim nga rrjeti social tha se avionët luftarakë dhe helikopterët izraelitë, si kundërpërgjigje ndaj tentativës së sulmit me eksplozivë në jug të Lartësirave të pushtuara të Golanit, kanë sulmuar pozicionet në jug të Sirisë.

Adraee theksoi se në sulm janë goditur qendrat komanduese të ushtrisë së regjimit, bazat ushtarake, lëshues të raketave nga toka në ajër, si dhe pikat e mbikëqyrjes dhe inteligjencës.

Nga ana tjetër agjencia e lajmeve të regjimit të Assadit, SANA, pretendoi se sistemet mbrojtjes ajrore i janë përgjigjur sulmeve të bëra në pjesët rurale në jugperëndim të Damaskut.

Një zëdhënësi tjetër i Ushtrisë së Izraelit, Hidai Zilberman, në deklaratën për gazetarët theksoi se një grup prej 4 personash duke e kaluar kufirin Siri-Izrael kanë tentuar të sulmojnë pozicionet izraelite, ndërsa anëtarët e grupit janë vrarë.

Izraeli që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme kohë pas kohe duke pretenduar se në drejtim të tokave të saj nga Siria dhe Lartësirat e Golanit janë duke u shkrepur raketa, zhvillon sulme ndaj forcave të Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit të Assadit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne