Bota

Izraeli do të ndërtojë 300 njësi banimi për kolonët sionistë në Bregun Perëndimor

Zyrtarët izraelitë do të avancojnë planet për ndërtimin e 300 njësive të reja të banimit për kolonët sionistë në Bregun Perëndimor të okupuar pavarësisht nga protestat ndërkombëtare kundër konfiskimit të tokave palestineze nga regjimi i Tel Avivit dhe kundër politikave të zgjerimit të kolonive sioniste në tokat palestineze.

I ashtuquajturi Komiteti i Planifikimit dhe Ndërtimit Lokal i Jeruzalemit do të lëshojë leje për ndërtimin e njësive të reja të banimit për kolonët sionistë të hënën, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Ma’an. Njësitë thuhet se do të ndërtohen në vendbanimin Gilo, rreth pesë kilometra në jug të Jeruzalemit dhe dy kilometra në perëndim të Betlehemit. Më pak se një muaj përpara se Presidenti i SHBA-së Donald Trump të marrë detyrën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 2334, duke i bërë thirrje Izraelit që “të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e kolonizimit në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë Jeruzalemin Lindor”./ PT