Izrali ndalon hyrjen në Aksa të muslimanëve nën moshën 50 vjeç

Izraeli zgjodhi ngritjen e tensioneve në Jerusalem. Qeveria izraelite e cila nuk hoqi dorë nga praktika e detektorëve metalikë elektronikë të vendosur në hyrjen e Mesxhid-i Aksa-së mori vendimin për ndalesën e hyrjes së muslimanëve nën moshën 50 vjeçare në Aksa.

Si rezultat i kësaj vazhdojnë tensionet në Jerusalem. Besimtarët muslimanë nuk pranon që të kalojë nëpërmjet detektorëve që mos ti lejojnë përpjekjet e Izraelit për vendosjen e sovranitetin mbi Mesxhid-i Aksa-në.

Palestinezët të cilët reagojnë ndaj praktikës së detektorëve metalikë të Izraelit, që nga dita e dielë e deri më tani namazet po i falin në dyert e Mesxhid-i Aksa-së.

Për shkak të vendimit të sotëm të kufizimit të moshës deri në 50 vjeç, besimtarët muslimanë nuk do të kenë mundësinë e qasjes as në derën e Mesxhid-i Aksa-së. Policia izraelite ka vendosur ndalesën për hyrje në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor.

Sipas gazetës izraelite ‘Yedioth Ahranot’, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dje ka mbledhur kabinetin e sigurisë për të bërë një vlerësim dhe mori vendimin për moslargimin e detektorëve të vendosur në dyert e Mesxhid-i Aksa-së.

Tensione të larta në qytet

Në qytet ku janë vënë në shërbim mijëra policë, tensionet janë tejet të larta. Helikopterët e policisë vazhdimisht fluturojnë, kurse në shumë pika janë vendosur barrikada policore.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld bëri të ditur se patrullat e policisë gjatë tërë ditës do të jenë të gatshëm që të ndërhyjnë ndaj “ngecjeve” eventuale.

Qyetarët e Jerusalemit të cilët vendosën që sot për namazin e xhumasë t’i mbyllin të gjitha xhamitë dhe të vijnë në Aksa, po përgatiten për një demonstratë të madhe. Edhe muslimanët arabë të qyteteve të ndryshme të Izraelit kanë marrë vendim që t’i mbyllin xhamitë dhe të vijnë në Aksa për namazin e xhumasë.

Pritet që dhjetëra mijëra palestinezë ta falin namazin e xhumasë në rrugë dhe të përballen me policinë izraelite.

Autobusët të cilët bartin besimtarët muslimanë nuk u lejuan të hyjnë në Jerusalem

Ndërkaq policia izraelite ndaloi hyrjen e muslimanëve të cilët vinin nga vendet tjera duke vendosur pika të hyrjes në Jerusalem dhe rrethinën e tij. Autobusi i cili bartte pasagjerët muslimanë që vinin nga qytete të tjera, në orët e mëngjesit u ballafaqua me ndalesën policore dhe nuk arriti të hyjë në qytet.

Edhe palestinezët të cilët nuk mund të hyjnë në Jerusalem për shkak të “Murit Ndarës”, morën vendimin e faljes së namazeve në rrugë dhe organizimit të demonstratave kundër Izraelit.

Kujtojmë se më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa me pretendimin se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne